Qeni „Kleo“ arreston plaçkitësit maqedonas

60 Lexime

22:33:05        2016-01-03

 

 
Policia kantonale e Aargaut, të dielën në Rothrist ka arrestuar dy shtetas maqedonas. Të dy plaçkitësit kanë qenë të vëzhguar nga një fqinj, duke hyrë në një shtëpi.

 

 

Pas informatës së fqinjit, policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke rrethuar shtëpinë. Në momentin kur njëri nga plaçkitësit kishte dashur të largohej nga shtëpia, ai kishte rënë drejt e në prangat e policisë. Plaçkitësin e dytë, policia e ka zbuluar duke i falënderuar qenit policor me nofkën „Kleo“, ndërsa ky ishte fshehur në bodrum.

 

 

Që të dy personat ishin arrestuar pa dhënë ndonjë rezistencë, ka shkruar policia në një komunikatë, njofton „Shtegu.com“. Bëhet fjalë për dy shtetas maqedonas të moshës 33-, dhe 36-vjeçare, ndaj të cilëve është ngritur një aktakuzë nga ana e Prokurorisë.