Kur fëmijët marrin vendim për jetë a vdekje, rrëfim emocionues i kapitenit shqiptar të anijes

112 Lexime

Në një postim të tij në profilin në Facebook, kapiteni i marinës shqiptare, Ilir Fetahu ka shkruar për një rast emocionues, gjatë të cilit dy vëllezër të rinj ishin fshehur në anijen e tij dhe e kanë kaluar Mesdheun për të kërkuar azil në ndonjërin nga shtetet europiane. Ja edhe postimi i tij, por ju preferojmë që t`i mbani lotët.

Shihni me kujdes foton që të kuptoni se çfarë bëjnë afrikanët për të emigruar. Kjo është vetëm një foto Interneti, por unë po ua tregoj një histori që na ka ndodhur neve me anije . Na hipën në anije (fshehurazi sigurisht) dy djem të rinj (madje të vegjël mund të them) marokenë në portin e Safit (Marok), në muajin maj të vitit 2018 apo 2019, se nuk e mbaj mend mirë, që të jem krejt i sinqertë . Dolën nga aty ku ishin fshehur vetëm pas dy ditësh, kur ne po kalonim në ngushticën e Gjibraltarit. Njëri Hamzai 16 vjeç, tjetri Wassuf rreth të njëzetave, nëse e mbaj mend mirë moshën e Wassuf. Një muaj me anije qëndruan të shkretët. I mbyllnim me çelës me një kabinë të dy nëpër porte dhe i linim të lirë në det të hapur sepse mërziteshin shumë dhe kishin pasiguri për të ardhmen. Nuk dinin fare se çfarë i priste. Ishin gati fëmijë. Mendoja tim bir. U jepja telefonin tim dhe çdo dy-tre dite flisnin me nënat e tyre. Mos t`i bie gjatë se u mërzis, pas rreth 25 ditësh nga hipja në anije, Hamzanë e pranuan emigrant spanjollët në Barcelona (nuk e pranuan turqit, as bullgarët, as francezët, as italianet asnjë prej tyre nuk i pranoi) sepse ishte minoren. Por, nga ana tjeter nuk pranuan te madhin, Wassufin i cili i mbetur vetëm dhe shumë i mërzitur, të nesërmen provon të vetëvaret. Nuk e kam ndier kurrë veten më në vështirësi në jetën time sesa kur e gjetëm ashtu që qante i vetëm, i pashpresë, i pafuqishëm, pa perspektivë.

Më iku truri, ju betohem, madje ju them se as kur më është dashur të fle mbuluar me kartona për dy apo tre ditë diku në ndonjë shtet europian nuk jam mërzitur si me tentativën për vetëvrasje të Wassufit. Çfarë vrasje e paimagjinueshme ndërgjegje. Pas dy ditësh pasi i bëmë disa dhurata të vogla, e dorëzuam Wassufin në policinë kufitare në Tangier Marok dhe aty u mbyll kjo mesele për mua. Nuk ishte mbyllur ne fakt por këtë herë për mirë. Nëna e Hamzait 16-vjeçar I cili ishte stabilizuar, më shkruante shpesh kur më gjente në linjë. Shkruante vetëm arabisht. Provova ta përktheja. Ishin fjalë mirënjohjeje të pafundme që edhe pse nuk i meritoja më bënim të ndjehesha mirë. I biri që tani me kishte harruar shejtani 🤣, i kishte treguar sesa mire e kishim trajtuar në anije dhe se kishim bërë ÇMOS për ta ndihmuar që ai të mund të mbetej ne Europë. E tani nuk më harronte nëna e tij . Ndonjë fjalë edhe e kishim thënë për mirë për të birin, por ne nuk kishim asgjë në dorë në fakt. Fakti që ai kishte hyrë në kolegj në Barcelona, ai e lidhte vetëm me mua i ziu. I dukej se unë kisha bërë shumëçka . Nisur nga iniciativa e rrezikshme që kishte marr i biri, si i madhi i katër fëmijëve, ajo nuk më ndahej prej mirënjohjes së pafundme. Ajo me tregonte se nuk kishte qenë kurrë dakord që ai të ikte refugjat në atë mënyrë, por ai malukat nuk e kishte pyetur dhe ajo ndjehej pafundësisht në borxh ndaj meje.

Doni me per belul gjeraqinen 😁🙌🖐️