Pas një aksidenti të rëndë, futbollisti i Përfaqësueses kosovare i rikthehet futbollit

Date:

Ekipi gjerman SV Seligenporten, gjysmën e dytë të mbetur të Bayernliga Nord do ta vazhdojë me një profesionist shqiptar të Bundesligës.

Ekipi gjerman me nofkën „Manastrirlinjtë“ ka nënshkruar me futbolistin shqiptar Ilir Azemi, i cili luajti 52 herë në Bundesligën e parë dhe të dytë për Greuther Fürth, deri në vitin 2014, duke shënuar 25 gola.

Futbollisti kosovar në verën e vitit 2014 ishte lënduar rëndë në një aksident me makinë, ndërsa është dasdhur të luftojë për karrierën e tij dhe së fundmi ishte pa ndonjë klub, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Pas një pushimi të gjatë, SVS dëshiron t’i japë kohë për t`i rimarrë këmbët. Pas disa vitesh të pasuksesshme në Holstein Kiel dhe ëacker Nordhausen, sulmuesi shqiptar me gjatësi 1.92 metra tani po bën një fillim të ri. „Nuk dua të nxitoj, dua të argëtohem përsëri duke luajtur futboll“, thotë 28-vjeçari. Në një ndeshje provuese, Iliri tashmë ka dëshmuar se ai ende e di se ku është goli: Në fitoren 11-0 në ligën e rrethit kundër SK Lauf, ai shënoi dy gola.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...