Kujdes nga hajnat që përcjellin nëpër Facebook

Date:

„Gjendem në Ibiza, juhuhu“! Shumica e njerëzve e përhapin kënaqësinë e tyre të pushimeve në Facebook. Por, policia gjermane ka nisur një fushatë ironike përmes Facebookut, duke paralajmëruar urgjentisht qytetarët.

einbruch
Shumica e miqve në Facebook e njohin njëri-tjetrin, jetën reciproke të përgjithshme, e në këtë proces bën pjesë edhe pushimi vjetor. „Juhu, për katër ditë do të jem në pushim“!, „Totalisht i gëzohem Majorkës“!, „Të fala diellore nga Miami“! – në këtë mënyrë, të tjerëve ua bëni me dije se jeni jashtë shtëpisë për disa ditë. Por, me përjashtim të miqve, kjo informatë mund tu shkojë edhe njerëzve të tjerë, me fjalë të tjera, një dhuratë nga Perëndia për hajnat.
Policia gjermane tashmë ka përgatitur një fushatë ironike lidhur me paralajmërimin e njerëzve për pushime. Në një fotografi mund të shihet një person i maskuar me një shufër hekuri, ndër të cilën shkruan: „Dua t`i falënderoj të gjithë ata që përmes Facebookut tregojnë se kur janë nëpër pushime. Për shkak të punës së stërngarkuar, nuk do të mund ta vizitoj çdonjerin nga ju personalisht. Ju lutem për mirëkuptim“. Deri më tani, kjo fushatë është klikuar më se 25 mijë herë.
Numri i plaçkitjeve të banesave gjatë viteve të kaluar është rritur dukshëm. Paralajmërimi i policisë gjermane përkon me kohën e pushimeve e cila në disa vende të Gjermansië ka filluar gjatë kësaj fundjave. Plaçkitja e banesave është një çështje e krimit të organizuar, ndërsa për këtë periudhë edhe policia është në gjendje më të përgatitur.
Ai i cili nuk mund të mos e ndajë kënaqësinë e shijimit të pushimeve me miqtë, duhet së paku të sistematizojë listën e miqve me të cilët dëshiron të komunikojë. Por, edhe më e sigurt është që pas pushimit të postoni përshtypjet e juaja.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...