12:50:21 2018-01-11
Farmacia gjermane „dm-drogerie“ me seli në Karlsruhe i fton të gjithë ata që shfrytëzojnë ushqimin për fëmijë „babylove“ (Erdbeere & Himbeere in Apfel, pas muajit të katërt) 190g, që të mos i ushqejnë fëmijët e tyre me këtë artikull. Të prekura janë vetëm prodhimet me afatin e përdorimit deri më 05.07.19.
Afati i përdormit (MHD) mund të vërehet lehtë në skajin e kapakut. Arsyeja për paralajmërim të këtij artikulli është, gjetja e një agjenti pastrues me klor në një kavanoz. Ekziston mundësia që edhe kavanozë të tjerë të kenë përbërje të agjentit pastrues me klor.
Për këtë, farmacia gjermane i lutë klientët e saj që të mos e konsumojnë këtë artikull, njofton Shtegu.com. Produkti me afatin e përdorimit të lartpërmendur duhet të kthehet i mbyllur me kapak dhe natyrisht se të hollat do tu kthehen.
Nga ky apel i koncernit farmaceutik gjerman për ushqimin e fëmijëve janë të prekur me mijëra kavanozë.
Aq shumë janë shitur në Gjermani, Austri, Kroaci, Hungari, Çeki, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Rumani, Bullgari dhe Maqedoni, ka pohuar të martën një zëdhënës i prodhuesit. (Shtegu.com)

