Agim Zeka kalon në futbollin portugez
14:10:11 2018-01-11
Ekipi i Ligës së parë futbollistike franceze LOSC Lille, e ka huazuar futbollistin shqiptar Agim Zeka tek ekipi i Ligës së dytë futbollitike portugeze Varzim. Kontarata do të vlejë deri në fund të sezonit, shkruajnë mediat franceze, përcjellë Shtegu.com. Mesfushori ofensiv shqiptar 19-vjeçar, tek LOSC Lille ka ardhur vitin e kaluar, por nuk është angazhuar në formacionin e parë në asnjë ndeshje. (Shtegu.com)