„Azzurët“ kafshatë e lehtë për FC Prishtinën

Date:

Ekipi shqiptar FC Prishtina nga Berna, nuk ka të ndalur në rrugën drejt inkuadrimit në Ligën e parë regjionale të Kantonit të Bernës. Në një ambient të mrekullueshëm, e të përkrahur nga tifozët e saj besnikë, paraditen e së dielës, ajo me plotë meritë fitoi ndeshjen si mysafire kundër ekipit FC Azzuri, me rezultat 6:3.

 

bujari

Golashënuesi më i mirë i ekipit: Bujar Mehmeti

 

Mysafirët shënuan dy gola duke avancuar me 2:0 me golat e Durim Seipit në minutën 17` dhe Bujar Mehmetit (24`), ndërsa nga fundi i pjesës së parë, „Azzurët“ arritën të zvogëlojnë rezultatin në 2:1. Fillimi i pjesës së dytë u takoi vendësve të cilët nga një pakujdesi e mbrojtjes së Prishtinës, e barazuan rezultatin në 2:2, ndërsa golashënues ishte Syart Bala. Por, paraprakisht, për shkak të dy kartonëve të verdhë, njëri nga lojtarët vendës ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe pas kësaj gjithçka ishte e qartë. „Prishtinasit“ arritën të shënojnë katër gola me radhë, duke ngritur avantazhin në 6:2 dhe kur të gjithë prisnin fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, vendësit e zvogëluan rezultatin në 6:3, që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit. Nga futbollistët shqiptarë, ndër më të dalluarit ishin si zakonisht Bujar Mehmeti (me dy gola të shënuar), Leutrim Rashiti (1), Durim Seipi (1), Hisham Emurli (1) Valdet Ramadani (1) i cili në lojë u aktivizua nga minuta 71`.

11224770_1045918262106720_1873430697026819114_n

Një aksion i rrezikshëm para portës së kundërshtarit

 

Vlen të theksohet se takimi u zhvillua në një terren mjaft të papërshtatshëm dhe ajo që i irritoi tifozët dhe lojtarët e FC Prishtina, ishin gabimet e njëpasnjëshme të gjyqtarit anësor, i cili si duket nuk kishte shumë profeionalizëm në përcaktimin e lojtarëve në pozitë jashtë lojës, duke ndërprerë aksionet e mysafirëve në disa raste të dyshimta.

 

festa 2

Ndarja e gëzimit të fitores me tifozët besnikë

 

Sidoqoftë, ekipi i FC Prishtina ka përforcuar pozitën e liderit në tabelë, duke u shkëputur katër pikë nga vendi i dytë.

 

senioret

Disa nga themeluesit e klubit dhe tifozë të pandashëm

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...