Ku janë pilotët shqiptarë në Maqedoni, hapet konkurs i ri!

Date:

Promovimi i hapjes së konkursit të ri të gjeneratës së re për pilot nga Ministria e mbrojtjes ka bërë që të rinjtë të njihen deri në moshën 28 vjecare me kushtet për aplikim në konkursin e ri që Agjencia e punësimit e bën.

Në këtë prezantim të rinjtë deri në moshën 28 vjecare që kanë mbaruar shkollimin e lartë Agjencia e punës do t’i njoftojë përmes sms për detaje më të reja në lidhje me konkursin e fundit të hapur nga Ministria e mbrojtjes për mbarimin e kursit për pilot.

‘’Konkursi është gjithmonë i hapur dhe për të janë të parapara disa kritete si formimi fizik, gjendja shëndetësore, njohja e gjuhës angleze si dhe disa kritere që më vonë do bëhen të ditura nga profesionistë. Më e rëndësishme është që kandidatët të jenë deri në moshë 28 vjece të kenë të kryer shkollimin e lartë’’, ka bërë të ditur sekretarja shtetërore në Ministrinë e mbrojtjes, Elizabeta Cupovska Ristova.

‘’Me qëllim që t’u dalim në ndihmë dhe të informojmë më së miri njerëzit në bashkëpunim me Ministrinë e mbrojtjes po bëjmë prezantime dhe motovim të të rinjëve që të konkurojnë në këtë punë’’, bën të ditur Drejtoresha e Agjencisë së punësimit në Shkup, Slobodanka Aleksovska.

Përndryshe sipas asaj që janë dhënë statistikat ndërvite, në aviacionin e Maqedonisë nuk ka asnjë shqiptar që ka vazhduar kursin për pilotim, edhe pse sipas përgjegjësve ky konkurs është i hapur në cdo kohë për shkak të mungesës së kuadrove. /Zhurnal.mk/pilots_2124027b

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...