„Die Welt“: Qeveria kosovare investon nëpër autostrada, rininë e lë pa arsimim

44 Lexime

Çka i detyron njerëzit që ta braktisin Kosovën dhe të kërkojnë azil në Gjermani? Një reporter i „Die Welt“ ka shkuar pas gjurmëve të një familje kosovare të dëbuar.

 

 
Më në fund, ai e heqë një dhëmb, pas dy vitesh tortura. Këtë ia mundësuan kursimet nga Gjermania.

 

 

Ibrahimi është 20-vjeçar dhe punon në malet e Kosovës për pesë euro në ditë, po që se ka punë. Është një punë tepër e vështirë, po që se hetohet, mund të dënohet me një shumë katërshifrore. Po të pyetej Ibrahimi, ai do të kthehej sa më shpejt në Gjermani, në shtetin në të cilin së bashku me familjen e tij ishte dëbuar sërish pas vetëm gjashtë muajsh.

 

 

Por, të ndalojë me këtë, thjeshtë nuk mundet. Me të hollat e fituara ai e ushqen familjen e tij: Babain, nënën dhe katër motrat e tij. Të hollat i mjaftojnë për të jetuar, por pa llogaritur një vizitë te mjeku. Dhe, ky ndoshta është inserti që i ka lënë më së tepërmi përshtypje reporterit gjerman Jens Eberl në reportazhin televiziv „Eberli zbulon Kosovën – vetpërpjekje“. Ky shtet është ndër më të vërfërit në Europë, një vizitë te dentisti është një luks i vërtetë. Si jeton një njëzetvjeçar i ri atje?

 

 

Shteti gjerman, Kosovën e ka shpallur si „shtet origjine të sigurt“, për të penguar fluksin e refugjatëve në rritje nga ky rajon. Rreziku për jetë nuk ekziston tashmë kohë të gjatë, lufta e Kosovës ka përfunduar tashmë gjashtëmbëdhjetë vite. Por, me një formulim më të butë, kushte jetësore atje janë të pasigurta. Mu për këtë, nuk është çudi që numri i parashtrimit të kërkesave për azil vitin e kaluar, nga 4.100 u rritë në 32.000.

 

12234857_425681824299537_7467509299240043075_n

Familja Loku nga Kaçaniku me gazetarin gjerman

 

Në Kaçanik, qytetei i lindjes i Ibrahimit në jug të vendit, gjysma e tridhjetë mijë banorëve janë të papunë, ndërsa papunësia e të rinjve është 70 për qind. Mesatarja e të ardhurave mujore për një kokë banori është tetëdhjetë euro. Pa finansimin nga jashtë, të cilat përbëjnë katërmbëdhjetë për qind të prodhimit të përgjithshëm ekonomik, Qeveria ndoshta do të kishte shpallë gjendje të jashtzakonshme.

 

 

Këto kushte kanë ndikuar që shumica e të rinjve, në pyetjen nëse do të tentonte sërish të ikë në Gjermani, janë përgjigjur si Ibrahimi: „Nuk do të provoj vetëm një herë, por njëqind herë“.

 

 

Pra, çfarë jete mund të bëhet në një shtet, ku është duke qeverisur korrupsioni dhe ku Qeveria, më me dëshirë investon të hollat nëpër autostrada, se sa në arsimimin e rinisë së saj, pasi ndoshta me reklamat e asfaltit të zhveshur më lehtë mund t`i fitojë zgjedhjet se sa me shifrat e zhveshura të arsimimit të të rinjve.

 

 

Reporteri Eberl e ka njoftuar Ibrahimin me një rrjet migracioni në Gjermani, duke e shoqëruar ate që të hyjë në rrjedhat e shtetit gjerman.

 
Babai i Ibrahimit është mjeshtër për ngjyrosje, por e ka humbur tashmë kohë të gjatë besimin në vetvete. Ekonomia është e rrënuar, ndërsa investitorët frikësohen se të hollat e tyre mund të zhyten në ndonjë korrupsion apo kriminalitet.