KRYEREDAKTORJA E PERISKOPIT: XHEMAJL REXHA SHQUHET PER BULLIZËM, RACIZËM E ‘UPSIN’ E TIJ SKANDALOZ

Date:

16.10.2019

Kryeredaktorja e portalit “Periskopi”, Dafina Demaku, ka thënë se kryeredaktori i Kohavisionit, Xhemajl Rexha, i cili fyeu rëndë gazetarët e këtij portali, “shquhet për bullizëm, racizëm dhe për upsin e tij skandaloz”.

Demaku, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se reagimi i Rexhës ndaj shkrimit të Periskopit me titull: “Diasporë analfabete: Mbi gjysma e votave të tyre dalin të pavlefshme”, është trajtuar në mënyrë jo të drejtë nga kryeredaktori i KTV-së.

“Kryeredaktori i KTV-se qe ka share me robe gazetaret e Periskopit, shquhet per kronikat ku selektohen njerezit per te perfunduar ne rubriken e tij te ‘Upsit’ ose ‘bullizmit mediatik’”, ka thënë Demaku.

“Kujtojme se para pak ditesh, protagonisti i ‘Ia ka votu voten’, sipas raportimeve, e ka lëshuar vendin shkaku i sekuences se qellimshme per te perfundu ne nje figure qe krejt Kosova, mos me u marre me fenomenin (vjedhjen e votes) por me te foluren e personit (racizem). Titulli i shkrimit te Periskopit, mundet me qene ne qender te kritikave dhe me u trajtu ne kete aspekt, por jo me shite moral”, ka shtuar ajo.

Gazetari Rexha deklaroi sot se detyra e tij nuk po e lë t’i shajë kolegët nga portali që e cilësoi diasporën kosovare si “analfabete”./Insajderi

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...