Bie shitja e makinave të reja në BE

Date:

Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian ranë 1,6%, në bazë vjetore, në nëntë muajt e parë të 2019, sipas të dhënave të industrisë.

”Nga janari deri në shtator u regjistruan 11,8 milionë automjete të reja”, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin e saj mujor.

Në pesë tregjet kryesore të BE-së, kërkesa u rrit vetëm në Gjermani me 2,5%. Shitjet ranë me 7,4 % në Spanjë, 2,5 % në Britaninë e Madhe, 1,6 % në Itali dhe 1,3 % në Francë.

”Në shtatorin e vitit 2018, shitjet ranë ndjeshëm pas futjes së standardeve të reja të emetimit WLTP”, deklaroi ACEA. Në periudhën janar-shtator, udhëheqësi i tregut evropian ”Volkswagen” përfaqësoi një pjesë të shitjeve prej 24,3 %, të pandryshuar në krahasim me atë që kishte në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...