Kryeministri italian e dëshiron Shqipërinë dhe Serbinë në BE

Date:

Kryeminsitri italian Matteo Renzi, ka kritikuar ashpër pezullimin e Rregullores së Dablinit III, nga ana e Budapestit.
I pyetur lidhur me veprimet e Hungarisë sa u përket çështjeve të refugjatëve, Renzi ka paralajmëruar për rrezikun se në Europë do të mund të ndërtohen mure të rinj.
Gjenerate e tij është rritur në shenjën e rrëzimit të murit të Berlinit. „Ekziston rreziku që gjeneratat e reja të përjetojnë ndërtimin e një gardhi kufitar në mes të Hungarisë dhe Serbisë. Duhet luftuar me çdo kusht që të pengohet kthimi i mureve“, ka deklaruar në një fjalim të mbajtur të mërkurën para Senatit italian.
Italia edhe më tej do të bëjë përpjekje për zgjerimin e BE-së me përfshirjen e Shqipërisë dhe Serbisë. „Është një pjesë e ndërtesës europiane e cila pa to, nuk do të ishte e kompletuar“, ka pohuar Remzi. Po të mos përfshihen Shqipëria dhe Serbia në BE, do të shkaktohej rrezik, ka vazhduar Renzi.
Me, ose pa ndihmën e BE-së, Italia edhe më tej do të angazhohet për shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe. „Edhe më tej do të pranojmë çdo refugjat, të cilët kanë të drejtë në strehim, dhe do ta kthejmë secilin të cilët nuk kanënjë të drejtë të tillë“, ka përfunduar kryeminsitri italian Matteo Renzi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...