Në vitin 2070 bota dhe Maqedonia do të kenë më tepër myslimanë se sa të krishterë

Date:

Sipas hulumtimeve të Institutit me renome botërore „Pew Research Center“ (PRC) në Uashington, përqindja e feve më të përhapura do të ndryshojë efektin dhe deri në vitin 2070, nuk do të ketë më shumë të krishterë se sa myslimanë.
Përderisa pasuesit e të krishterëve tashmë arrijnë shifrën prej 2,26 miliardë besimtarë, myslimanët me 1,57 miliard dhe hindusët me 900 milionë besimtarë, parashikimet demografike për 234 shtete, për vitin 2070 parashohin që në botë të ketë më tepër myslimanë se sa të krishterë. Me këtë, Islami është duke u rritur shumë më tepër se sa çdo religjion tjetër, bile edhe në krahasim me rritjen e popullatës botërore në përgjithësi.
Drejtori i PRC-së, Alan Cooperman, e spjegon këtë fenomen me mesataren e lindjes në shoqërinë myslimane e cila për momentin është 3,1 fëmijë për një grua. Në Gjermani kjo mesatare është vetëm 1,3 fëmijë për një grua. Por, edhe faktorët e tjerë do të luajnë rol të rëndësishëm.
Në vazhdim të artikullit të tij, portali në gjuhën gjermane „german.irib.ir“ parasheh edhe rolin e konvertimit të personave në fenë Islame, rritjen e fesë Islame në vendet Perëndimore dhe disa krahasime të tjera interesante, në mesin e të cilave edhe fakti se deri atëherë, në Maqedoni do të ketë më tepër myslimanë se sa pasues të konfesioneve tjerë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...