Kryeministri 94 vjeç i Malajzisë, me biçikletë rreth Kuala Lumpurit

Date:

Kryeministri më i moshuar në botë, që ende është në shërbim, Mahathir Mohamad, i befasoi të gjithë kur shkoi rreth një qyteti në Kuala Lumpur me biçikletë.

Kryeministri i Malajzisë, i cili muajin e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 94-të, udhëhoqi me grupin e çiklistëve të rinj të dielën në mëngjes rreth Putrajaya, prej nga ai udhëheq qeverinë.

“Këtë mëngjes ne patëm shansin të ngasim biçikletën për pothuajse 11 kilometra. Falë Zotit, ndihem i freskët dhe i gjallë”, shkroi Mahathir në rrjetet sociale.

Videoja e ngjarjes që zgjat 23 sekonda, shfaq kryeministrin e Malajzisë të veshur me veshjet e atletëve, duke ngarë një biçikletë të kuqe dhe duke udhëtuar nëpër parqe rreth një liqeni.

Mahathir Mohamad krijoi entuziazëm në rrjetet sociale me çiklizmin e tij. Videoja ku ai nget biçikletën u shpërnda më shumë se 12.000 herë.

Mahathir Mohamad u kthye në pushtet në vitin 2018 dhe po udhëheq koalicionin qeverisës në Malajzi, që synon të rregullojë ekonominë e shtetit. Ai është politikani mysliman i zgjedhur me shërbimin më të gjatë në botë.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 94-të muajin e kaluar, Mahathir tha: “Dëshira për ditëlindjen time është shumë e thjeshtë, që unë të mund të përfundoj punën time për të vendosur Malajzinë në rrugën e rimëkëmbjes. Është një privilegj dhe nder që t’i shërbej këtij vendi”.

Lindur më 20 dhjetor 1925 në Alor Setar në shtetin verior i Malajzisë, Kedah, Mahathir studioi dhe punoi në mjekësi para se të futej në politikë në fund të viteve të 50-ta.

Ai u martua me Siti Hasmah në vitin 1956 dhe të dy kanë shtatë fëmijë – katër biologjikë dhe tre të birësuar./AA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...