Kryebashkiaku i Bernës paritmas viziton xhaminë e shqiptarëve

Date:

06:26:48                         2017-01-17

 

 

 

 

 

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i qytetit të Bernës, Alec von Graffenried të hënën ka filluar ditën e parë të punës në këtë post. Ai u zgjodhë me 58 për qind të votave si udhëheqës i kryeqytetit helvetik, në një „dyluftim“ me kandidaten nga radhët e SP-së, Ursula Wyss dhe për herë të parë këtë post e merr një anëtar i Partisë së „të gjelbërve“. Duke dëshmuar se do të punojë në përforcimin e tolerancës ndërfetare, Alec von Graffenried që në ditën e parë të punës ka vizituar papritmas xhaminë shqiptare në Bernë, së bashku me anëtarin e qeverisë lokale Reto Nause, njofton „Shtegu.com“. Ishte një befasi vërtetë e këndshme për imamin e kësaj xhamie, Hoxhë Mustafë Memetin, i cili këtë vizitë e ka manifestuar përmes profilit të vet në Facebook: „Ishim të befasuar dhe u nderuam nga vizita e kryetarit tonë të ri. Ne i dëshirojmë një fillim të mirë në punën e tij të re si kryebashkiak i kryeqytetit të Zvicrës“, ka shkruar imami shqiptar nga Berna.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...