Një i ri shqiptar nga Lugina humbë jetën në Zvicër

51 Lexime

22:41:50                     2017-01-15

 

 

 

 

 

Në orët e hershme të mëngjesit, në një aksident komunikacioni, të dielën ka humbur jetën një shqiptar i ri nga Lugina, i cili ka jetuar dhe punuar në Aarau të Zvicrës. Aksidenti ka ndodhur në autostrdaën T5 në afërsi të Suhr AG.

 

 

 

 
Në një komunikatë të policisë zvicerane, thuhet se shqiptari ka qenë duke drejtuar veturën e llojit „Skoda Fabia“ në drejtim të Bruggut, kur për një moment ka dalur nga rruga.
Vetura e ka shpërthyer një barrierë të autostradës dhe është rrokullisur në një shpat, duke e goditur një dru.

 

 

 
Pak pas orës 05.30, njësiti i shpëtimit kishte arritur në vendin e ngjarjes, e ka liruar vozitësin nga vetura e demoluar dhe vetëm se e ka vërtetuar vdekjen e të riut 31-vjeçar shqiptar nga Aarau.

 

 

 
Ende mbetet e paqartë përse viktima e ka humbur kontrollin mbi veturën e vet, informon më tej policia zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Gjatë aksidentit të shkaktuar, moti ka qenë i vështirë me kushte dimërore, ndërsa rruga ka qenë e pastruar nga dëbora. Hetimet e mëtutjeshme janë në rrjedhë e sipër.
Prokuroria e rrethinës Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim duke urdhëruar kontrollin e gjakut të të ndjerit, si dhe një obduksion.