Kronen Zeitung: Ish MINI-republika jugosllave e Maqedonisë
18:25:35 2016-04-07
Në kohën e krizës së refugjatëve, njeriu nuk duhet të qëndrojë duarkryq. Kështu pra, ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil, pas një vizite të shkurtër në Greqi të premtën, ka vizituar edhe ish mini republikën jugosllave të Maqedonisë. Shteti i çuditshëm dhe i padepërtueshëm në fund të itinerarit ballkanik, për mysafirin e lartë ka ofruar gjithçka që ka.
Dhe kjo nuk ishte shumë. Megjithatë, nuk munguan dhuratat. Gjithsesi është me rëndësi t`i hidhet një këndvështrim shtetit të vogël, i cili kufizohet me Greqinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë. Plot 1.200 km larg nga Austria, vendi i banuar me dy milionë banorë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë dhe boshnjakë, është një mikrokosmos eksploziv dhe magnet për ekstremistët e të gjitha llojeve, të cilët përmes fluksit të refugjatëve, mund të ndjehet në kontinentin europian.
Fundja, në Maqedoni mund të gjenden të gjitha: lëndët narkotike, kontrabandimi, trafikimi, kallashnikovë. Vetëm punë të ndershme mund të gjendet shumë pak. Në shtetin postsocialist, ndër më të vërfërit në Europë, ekziston një elitë korruptive e organizuar mirë, e cila bashkëpunon ngushtë me institucionet shtetërore. Papunësia ka arritur shifrën prej 30 për qind, në mesin e të rinjve rreth 40 për qind nuk kanë punë, ndërsa mesatrja e rrogës arrin në rreth 340 euro në muaj. Një e treta e popullatës jeton në varfëri, shkruan „Krone“, njofton „Shtegu.com“.
Nuk janë këto kushte që Europa të ketë një partner ideal në menaxhimin me krizën e refugjatëve. Vëzhguesit në Maqedoni kanë raportuar për vizitën e ministrit të Mbrojtjes dhe zhvillimet shqetësuese të skenës islamike të atjeshme. Në vend mund të shihen gjithnjë e më shumë flamuj të xhihadistëve, ndërsa nuk kanë munguar edhe flamuj të zinj të luftëtarëve të SHI. Kjo përputhet me lajmet nga Bosnja ku si duket ekziston një infrastrukturë stabile për terrorizmin islamik.
Interes ekonomik për Maqedoninë ka treguar vetëm Emirati islamik, Katar, i cili dëshiron të vendosë një bazë të veten ajrore në Shkup. Ministrit maqedonas Zorna Jolevski, Doskozil i ka sjellë 15 aparate nate për ta vëzhguar kufirin, pasi vetëm disa kilometra më larg gjendet kampi i refugjatëve, Idomeni.