Vdes një ushtar zviceran i Swisscoy-it, i sëmurë në Kosovë

Date:

17:36:05              2016-04-08

 

 

 

 

Një ushtar zviceran i Swisscoy, ka vdekur natën e së enjtes në të premte, në spitalin universitar në Lozanë. Ai në Kosovë ishte sëmurë rëndë dhe ishte detyruar të kthehet në Zvicër.

 

 

 

 

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihen saktësisht, thuhet në një komunikatë të Qendrës kompetente ushtarake SWISSINT, njofton „Shtegu.com“. Për momentin janë duke u zhvilluar edhe hetime plotësuese. Për shkak të ruajtjes së të dhënave personale, SWISSINT nuk e ka bërë të ditur moshën e ushtarit të vdekur.

 

 

 

Paraprakisht, ushtari zviceran kishte qëndruar një ditë në spitalin ushtarak të trupave mbrojtëse të NATO-s në Kosovë. Të shtunë e kaluar, ai ishte sjellë me helikopter në Zvicër, për tu vendosur në spitalin universitar në Lozanë, ku përfundimisht humbë betejën.

 

 

 

Udhëheqësia ushtarake zvicerane dhe SWISSINT janë tronditur nga ngjarja, duke u shprehë ngushëllimet më të sinçerta familjarëve.

 

 

 

Edhe në muajin mars, ushtria zvicerane kishte informuar për një rast vdekjeje. Një ushtar 28-vjeçar kishte vdekur pas sëmundje të shkurtër. Drejtësia ushtarake zvicerane kishte hapur një hetim për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...