Gjermani: Shqiptari 39-vjeçar plagoset rëndë para bastores

Date:

15:29:13                2016-04-07

 

 

 

Pas të shtënave të ditës së diel, para një bastore në Neuss të Gjermanisë, policia ka arrestuar një person. I dyshuari, i cili është ndaluar në Düsseldorf, tashmë gjendet në paraburgim. I plagosuri edhe më tej është duke u trajtuar në spital.

 

 

 

Sipas policisë gjermane, hetuesit e kishin arrestuar 44-vjeçarin e dyshuar të martën, rreth orës 16.20 në Düsseldorf-Oberkassel, në momentin kur po zbriste nga një veturë. Ende mbetet e paqartë se në çfarë rrethanash është shkaktuar zënka dhe nëse personi i dyshuar ka shtënë mbi të plagosurin.

 

 

 

Policia është vënë në kërkim edhe të dy personave të tjerë. Motivi i zënkës, me ç`rast është plagosur rëndë një shqiptar 39-vjeçar, si duket qëndron në mosmarrëveshjet financiare midis kundërshtarëve, të cilat datojnë që më herët. Por, nuk bëhet fjalë për borxhe të basteve edhe pse ngjarja ka ndodhur në afërsi të saj.

 

 

 

Prokuroria e ka vlerësuar rastin si plaçkitje dhe shkaktim i lëndimeve të rënda trupore. Ajo dyshon se 39-vjeçari është sulmuar nga tre persona, të cilët fillimisht e kanë rrahur, para se ta qëllonin me një armë zjarri. Sipas prokurorit Christoph Kumpa, nuk përjashtohet mundësia që i plagosuri ka qenë i shoqëruar. Policia është duke punuar në ndriçimin e plotë të rastit, shkruan „RP Online“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...