Ekstremistët belgë godasin me veturë një myslimane

36 Lexime

09:36:30             2016-04-03

 

 

 

Gjatë një demonstrate të palejuar kundër Islamit, janë kryer mbi 100 arrestime. Një veturë ka shkelur një grua të mbuluar, e cila ka pësuar lëndime të rënda.

 

 

 

Pas atentateteve me 31 të vdekur, situata në Bruksel të Blegjikës, si duket nuk është duke u qetësuar: Gjatë një demonstrate të palejuar kundër Islamit, një Audi A1 i bardhë e kishte kaluar barrierën policore duke goditur një grua myslimane, e cila në atë moment ka qenë duke kaluar rrugën. Me këtë rast, ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruajnë mediet belge, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Paraprakisht, rreth 400 demonstrues ishin tubuar para këshillit bashkiak të qytetit, të cilët i ishin përgjigjur ftesës së grupimit të djathtë ekstremist „Génération Identitaire“. Policia ka dashur t`i shpërndajë protestuesit dhe ka arrestuar më tepër se 100 persona.

 

 

 

Me celularët e tyre, disa qytetarë kishin filmuar se si myslimanja ishte goditur nga vetura. Ambulanca ishte përkujdesur për të lënduarën, ndërsa deri më tani nuk ka informata rreth gjendjes së të lënduarës dhe motivit të vozitësit.