Kroati që e humbi portofolin në Shqipëri ka një mesazh për shqiptarët
18:25:10 2019-07-13
Çdo respekt Albano Koka, faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e bukur … dhe shqiptarët janë të pashoq, kishte shkruar në Facebook Vllatko Horvat, pasi përmes postës i ishte kthyer portofoli i humbur me euro, kuna, kartela dhe dokumente tjera. Statusi i tij daton nga 10 shtatori, por ditëve të fundit është bërë sërish hit në internet. Deri më tani, Vlatko ka marrë mbi 13,000 pëlqime dhe më shumë se 700 kërkesa për miqësi nga Shqipëria. Postimi i tij ka regjistruar 1.7 mijë komente dhe ndahet mbi 2600 herë, informon Shtegu.com.
Çfarë ndodh po që se e humni një portofol në Shqipëri? Kroati i ri Vlatko Horvat mezi që pret t`i përgjigjet kësaj pyetje, nga e para.
– Isha në Sarandë me një mik, u larguam nga qyteti dhe pas një udhëtimi pesëorësh me veturë, duke hipur në tragetin në Zakynthos të Greqisë, erdhi mesazhi në lidhje me portofolin e gjetur. „E di që kaluat mirë në Sarandë, por nuk është dashur ta lësh“. As që e kisha vërejtur se portofoli im me paratë dhe dokumentet më ka mbetur në Sarandë, një shqiptar e gjeti, më kontaktoi mua dhe ma dërgoi me postë në Kroaci. Mnedova se nuk ka gjasa të vijë, por portieri ma solli. Të gjitha paratë ishin brenda, dokumentet po ashtu. Çdo respekt Albano Koka, faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e mrekullueshme … dhe shqiptarët janë të pashoq, shkruan në Facebook Vlatko Horvat.
Shqiptarët padyshim janë të kënaqur me veprimin e bashkatdhetarit, si dhe lëvdatat e Horvatit në llogari të tyre. Por kishte edhe komente të tjera; „Kudo ku ka njerëz të mirë, çdo respekt, edhe ne ishim në Sarandë dhe pjesa tjetër prej nesh … njerëz të mrekullueshëm, vend i mrekullueshëm. Shqipëri magjepse“.
„Dikush në Shqipëri e shpërndau këtë postim më parë dhe u përhap në të gjitha portalet. Nuk e kisha asnjë ide, vetëm se filluan të më vinë pëlqimet dhe kërkesat për miqësi, tregon Vllatko për ngjarjen e fundit të verës së kaluar, kur ai me shokun e tij Toni Jermanish vizituan Shqipërinë.
Në pyetjen përse ata e vizituan edhe Shqipërina, Vllatko pohon se kishin dëgjuar për natyrë të bukur dhe deti, ndërsa për qytetin e Sarandës mund të thuhet sikur të jetë Opatija e Shqipërisë.
„Është me të vërtetë një përvojë e pabesueshme. E kisha edhe një portofol të vogël personal dhe kartelë me vete, ndërsa ky i humburi ishte banka ime me para për pjesën tjetër të kohës, euro, kuna dhe të gjitha dokumentet e tjera, kartelën e dytë të kreditit, atë të tanishëm. Kemi kaluar kufirin shqiptar dhe nuk e kam vërejtur se më mungon deri sa arriti mesazhi se është gjetur. Kishte mbetur në terracën e hotelit ku isha duke qëndruar. Nuk dija ç’të bëja, a do të kisha para të mjaftueshme për pjesën tjetër të udhëtimit, a të kthehem në Sarandë dhe të humbas tërë ditën, dhe nuk isha i sigurt se sa para janë në portofol. E luta shqiptarin që të ma dërgojë portofolin me ëestern Union, por ai tha se ishte e komplikuar dhe më siguroi se do të ma dërgonte me postë dhe me këtë rast i humba shpresat për portofolin. Megjithatë, ia dhashë adresën. Dy ditë pas kthimit në shtëpi, portofoli mbërriti me postë. Është shumë pak për t`u thënë se isha i befasuar këndshëm. Tashmë isha pajtuar me faktin se nuk do të më kthehen asnjëherë të hollat dhe dokumentet“, rrëfen Vllatko enkas për Shtegu.com.
Zakonisht, personat që i gjejnë gjësendet me vlerë shpërblehen, kështu që Vllatko e ftoi shqiptarin në Kroaci dhe i dërgoi një pako të produkteve nga vendlindja e tij. „Më ka befasuar që është bërë një histori, veçanërisht në Shqipëri, Maqedoni të Veriut“, ka vazhduar më tej Vllatko.
Vllatko thotë se ka dëshirë sërish ta vizitojë Shqipërinë, sidomos Shkodrën, sërish Sarandën dhe Tiranën, gjatë fundjavëve për shkak të argëtimit të mbrëmjes. Ai dëshiron të organizojë një „party“ në Sarandë, pasi për te vajzat shqiptare janë shumë interesante, ndërsa me një humor të çiltër shton: „Posedoj edhe fabrikë të keksave“.
„Dua të njihem sa më shumë me shqiptarë, apo të organizojmë ahengje. Po të vi edhenjë herë në Shqipëri, patjetër do ta vizitoj me veturë Qafën Llogara“, thekson kroati i magjepsur edhe më tej me bukuritë natyrore të Shqipërisë.