Tokë e egër midis detit dhe maleve, por mikpritje fantastike e shqiptarëve

132 Lexime

21:27:47                2019-07-13

 

 

Në hartën turistike, Shqipëria është pothuajse një njollë e bardhë. Por, vendi i vogël ballkanik ofron natyrë të bukur dhe banorë miqësorë.

Kufitari buzëqesh. Ai e kontrollon pasaportën dhe me buzëqeshje thotë „Mirë se vini“. Më e pazakonshmja për një specie në uniformë, e cila zakonisht është vetëm e zymtë. A është nga Nënë Tereza? Aeroporti i Tiranës është pagëzuar si murgesha dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, e cila kaloi dekada të tëra duke u kujdesur për të moshuarit dhe të sëmurët në Indi, por rrjedhte nga një familje shqiptare.

„Jemi të përzemërt dhe ju mirëpresim me kënaqësi. Kjo është kultura jonë“, thotë Mirvjen Bregu. Arkitekti 35-vjeçar qëndron i ulur mbi një hartë të kopjuar të rrugës dhe me gishtin e tij i prek vendet më të rëndësishme në kryeqytet. Tregu, pallati i kulturës, muzeu bunker, xhamia e madhe, Shtepia e Gjetheve, qendra tregtare Toptani: Këto vende janë një tregues i pushtuesve osmanë, shtypësve fashistë, despotëve komunistë dhe ëndrra e një shteti modern të BE-së: Nga mesi i 2019-ës parashihen bisedimet për pranim me këtë vend, anëtar i NATO-s.

Vështirë se në tregun e mëparshëm të qytetit, i cili ishte ndërtuar nga turqit, diçka është më e vjetër se 100 vjeç. Kudo në Tiranë, me rreth 750,000 banorë pothuajse i barabartë me madhësinë e Frankfurtit, ndërtohet shumë. Përderisa rrokaqiejt lartësohen në qiell, blloqet e vjetra të banimit socialist i fshehin fasadat e tyre të shkatërruara, me shumë ngjyra. Në mes, kafenetë e pastra, dyqanet e zejtarisë dhe dyqanet e modës tregojnë se njerëzit përpiqen për të ardhmen. Nga viti 1945 e deri në 1990, Shqipëria ishte një lloj Koreje e Veriut në Mesdhe – e izoluar, e paralizuar. Sot, Tirana bashkon trashëgiminë socialiste, traditat e Ballkanit dhe jetesën urbane.

Në lagjen e Bllokut, ku më herët lejoheshin të banojnë vetëm elita e diktatorit Enver Hoxha, janë hapur dyqane të verës, bare, galeri. „Qyteti është i ri, dinamik, ndoshta me argëtim pak më të madh“, thotë Mirvjen Bregu dhe nxiton për te restoranti Mullixhiu. Aty është talenti i kuzhinës, Bledar Kola, i cili përgatit ushqim slow-food, duke përdorur përbërës lokalë dhe biologjikë. Menjëherë në hyrje janë mullinjtë, ku e përgatitë bukën. Një meny me 8 shkallë kushton 15 euro.

Gjithkund nëpër Shqipëri, e cila ka në një sipërfaqe pothuajse si e Belgjikës, me vetëm 2,8 milionë banorë, mund të gjendet ushqim i lirë, banim, shoping. Gjithashtu mund të shijoni plazhet e detit Jon dhe Adriatik, ndërsa mund të shëtiten edhe Alpet shqiptare në kufi me Malin e Zi, ose në qytetet e Trashëgimisë Botërore të Beratit dhe Gjirokastrës: Për shkak se shumë pak turistë e vizitojnë, mungojnë zinxhirët hotelierik dhe shqiptarët mesatarisht fitojnë rreth 350 euro në muaj, niveli i çmimeve është relativisht i ulët. „Gjithkush dëshiron të shkojë në Itali, Spanjë apo Greqi. Askush në SHBA nuk interesohet për Shqipërinë“, thotë Marianne De Guzman. „Njerëzit janë super të këndshëm. Gjithmonë na japin diçka falas. Natyra është e mrekullueshme“, është i mendimit Yohki Hernandez.

Miqtë e San Franciskos janë të veshur me një përkrenare dhe rrobe përkatëse në kanionin Osum. Për tre orë me traget, ata e vizitojnë kanionin spektakolar. Disa ujëvara rrëshqasin poshtë mureve të shkëmbinjve. Ndonjëherë, anijet duhet të kalojnë me vështirësi nëpër shpatet pothuajse 100 metra të lartë e të ngushtë. Pastaj peisazhe të mahnitshme në afësri. Një qilim me lule, shkurre, e kullosa shumëngjyrëshe shtrihet nga buza e kanionit deri në largësi. „Bëjmë turre nga muaji mars deri në tetor“, spjegon ciceroni Euglent Tabaku. Mbi të gjitha, vendasit vijnë shumë shpesh, por gjithnjë e më shumë po vijnë edhe polakë e çekë, thotë Euglenti me një anglishte të rrjedhshme. Ashtu si edhe shumë shqiptarë, edhe 38-vjeçari e ka provuar fatin e tij jashtë vendit.

Kanioni i Osumit shtrihet në jug, dy orë me makinë nga Berati – një thesar osman. Mbi qytetin e vjetër gjendet një kështjellë e banuar, ku janë të ngritura kisha ortodokse dhe xhami. Por, kjo nuk paraqet ndonjë problem. 60 për qind e shqiptarëve janë myslimanë dhe 25 për qind të krishterë, por fejën „e shohim mjaft qetë“, thotë Monika Xheblati, e cila në hapësirën nën kështjellë, ofron me qira katër dhoma, në një shtëpi 400-vjeçare.
Në mëngjes, 30-vjeçarja i shërben mysafirët me marmelatë të përgatitur në shtëpi, portokalle, fruta, djathë delesh, qumësht dhish dhe të lopësh, lëngje, kos, bukë në tryezë. Nga tarraca e hotelit mund të shohet Kulmaku i mbuluar me dëborë. Në muajin gusht, anëtarët e bektashinjëve e vizitojnë „malin e perëndive“, gati 2500 metra të lartë. Në pjesën jugore gjendet varri i Abaz Aliut, gjysmëvëllai i Husainit, nipi i Profetit Muhamed. „Festivali popullor në mal mirëpret të gjitha fetë dhe turistët“, thotë Monika.