Krishterja e konvertuar: Muhamedi ka mësuar dhe ushtruar dhunë

63 Lexime

Vallë, a mund të reformohet Islami? Kritikuesja islame dhe krishterja e konvertuar, Sabatina James nuk beson në këtë reformë. Në shoun televiziv „Phoenix Runde“ ajo ndëshkon shamitë dhe martesat me dhunë.

Sabatina James është nën mbrojtje personale, pasi ngriti duart nga feja e prindërvetë saj, pasi iu mënjanua një martese me dhunë dhe pasi u konvertua në krishtere.

Gjatë viteve 90-të, me familjen e saj ajo kishte ardhur në Austri nga Pakistani. Gjatë ballafaqimit me traditat islame, ajo hasi edhe në detyrimin që iu imponua për tu martuar me një kushëri të saj. Ajo u dërgua në Pakistan dhe u detyrua të vijojë një shkollë për Kuranin. Sabatina James më në fund pranoi që të martohet, me kusht që ajo të mund të kthehej sërish në Austri. Atje, ajo përfundimisht i prishi raportet me familjarët. Për këtë, ajo nuk beson se Islami mund të reformohet nga forcat e tij personale.

Politika dhe religjioni në Islam janë një

„Baza e religjionit është problemi“, deklaron Sabatina James, në emisionin „Phoenix Runde“, ndërsa është e angazhuar në Organizatën për të drejtat e grave „Terre des Femmes“. Paraqitja e saj nuk ishte paralajmëruar më herët, pasi ekzistonte frika e madhe se mund të sulmohej nga islamistët. Pasi në Islam nuk ka dallim në mes të religjionit dhe politikës, reformat nuk janë të mundshme, ka deklaruar James.

Asaj i është kundërvënë, Khola Maryam Hübsch, një publiciste e bashkësisë „Ahmadiyya“, e cila e llogaritë veten si një lëvizje reformiste islamike. Por, James i është përgjigjur se shumica e myslimanëve nuk e llogaritin bashkësinë „Ahmadiyya“ si pjesë të religjionit.

Për Sabatina James, shamia para së gjithash është: „një shenjë e apartheidit gjinor“. Ajo ka akuzuar se gratë e shtypura, nuk hasin në dëgjimin e halleve të tyre. „Gratë të cilat arrtisen nga Islami, nuk janë të mbrojtura“, pohon James në „Phoenix Runde“, transmeton „Shtegu.com“. „Shpeshëherë janë mbajtur konferenca islame, por unë do të kisha organizuar konferencë të viktimave“.

Në debat është involvuar edhe Hamed Abdel-Samad, shtetas egjiptian, i cili mendon se integrimi i njerëzve të cilët vijnë nga Lindja e Afërt nuk është edhe aq i lehtë e pa probleme.

„Nëpër xhami bëhet apel për dhunë, nëpër xhami këshillohet që të rrihen gratë“, deklaron e zemëruar James. „Dhuna është një problem themelor i fesë, ndërsa Jezu Krishti asnjëherë nuk ka mësuar për dhunë, Muhamedi ka mësuar dhe ushtruar dhunë“, ka përfunduar ajo, në një debat të gjerë me të pranishmit.