Krahasimi qesharak i kubes me minaren shkakton tallje tek lexuesit zviceran

Date:

18:40:10                     2019-05-24

 

 

Ndërtimi i planifikuar i një kubeje në „Shtëpinë e religjioneve“ në Bernë të Zvicrës, ka shkaktuar tronditje në radhët e Partisë SVP. Por, shumica e lexuesve si duket nuk e kuptojnë problemin.

Një kube e lartë tre metra e gjysmë, së shpejti pritet të ndërtohet mbi çatinë e Shtëpisë së religjioneve në Europaplatz të Bernës, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Një plan të tillë e ka përgatitur shoqata myslimane e Bernës. Ndër të tjera, kubeja do të shërbejë si një udhërrëfyes për vizitorët e xhamisë lokale.
Megjithatë, ndërtimin e kubes së planifikuar, Partia zvicerane SVP e sheh jo si një udhëzues, por provokim. Ndërtimi i vogël, i cili do të ndërtohet mbi objekt, e shqetëson pa masë partinë. Për laikët, ajo duket një minare; me ndërtimin e saj do të anashkalohet Ligji për ndalimin e ndërtimit të minareve, dyshojnë politikanët. Prandaj, SVP parashtron ankesë kundër projektit të ndërtimit.

Reagimi i SVP-së ka shkaktuar indinjatë tek lexuesit e „20 Minuten“. Për shembull, reagimet për ndërtimin e kubes, lexuesi D. K. i sheh si të ekzagjeruara. Ai shkruan: „Jeto dhe na lini të jetojmë“. Të tjerët nuk mund të paramendojnë minare në kuben e planifikuar, përcjell Shtegu.com. „A e dinë ata vallë se minareja është një kullë?“, pyet lexuesi Cuoco.

Mirëpo, ka edhe lexues të tjerë që pajtohen me SVP-në. Edhe kubeja për ta nuk është tërheqëse. Lexuesi Jan ka shkruar: „Kjo është jashtë diskutimit, nuk vjen parasysh një kube e tillë!“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...