LAJMI TRONDITËS: GJENDET KUFOMA E ZENELIT KATËVJEÇAR TË MBYTUR NË LUM

60 Lexime

16:25:17                   2019-05-24

 

 

Në Möriken-Wildegg AG të enjten në mbrëmje, Zeneli katërvjeçar u zhduk nga sheshi i lojërave pa asnjë gjurmë. Policia Kantonale e Aargaut kishte filluar menjëherë me kërkimin e tij. Dhe tani është bërë publik lajmi i kobshëm: Djaloshi është gjetur i vdekur.

Zenel M. katërvjeçar ishte zhdukur që nga mbrëmja e së enjtes në Möriken-Wildegg AG. Ai ka qenë së bashku me nënën e tij Burbuqe M. (42) asaj pasdite në sheshin e lojrave pranë „Lenzburgerstrasse“ në ëildegg. Në orën 16.30 Zeneli papritmas u zhduk pa asnjë gjurmë.

Tani është bërë i ditur lajmi i kobshëm: Të premten pasdite, Policia Kantonale e Aargaut ka komunikuar se Zeneli është gjetur i vdekur. Punëtorët e hidrocentralit në Villnachern kanë informuar se pasditen e hershme është gjetur trupi i pajetë i Zenelit në ujërat e Aare. Sipas të dhënave fillestare, supozohet se katërvjeçari kishte rënë një ditë më parë duke luajtur në Wildegg në Aabach dhe si rezultat i kësaj, ishte mbytur.

Nëna Burbuqe M. përshkruan momentet e ankthit të enjten në mbrëmje. Babai i Asman M. (44) përkthen: „Zeneli ishte me fëmijët e tjerë në sheshin e lajrave, ka qenë duke luajtur me ta dhe i ka hipur biçikletës së tij duke u shëtitur përreth bllokut. Pas rreth pesë xhirosh, papritmas ai nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij prapa shtëpisë. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mund ta gjente“.

Rreshjet e fundit të shiut kishin ndikuar që niveli i ujit të rritet në Aabach si dhe në Aare, duke shkaktuar një rrymë të fortë, ka informuar policia.

Deri tre vite më parë, familja ende jetonte në Wildegg, para se të shkonte në Niederlenz AG, informon Shtegu.com. Megjithatë, nëna me fëmijën e saj të vetëm gjithnjë vinte të luaj në vendbanimin e vjetër, që ndodhet pranë Aabach.
Për gjetjen e tij ishin angazhuar shërbime emergjente të policisë dhe të zjarrfikësve, përmes qenve nuhatës, një anije policie si dhe një helikopter me kamerë termike të imazhit.