Shqiptari nga Prespa merr pjesë në Kampionatin Botëror për DI-Destination Imaginations

Date:

20:14:54                  2019-05-24

 

 

Sapo ka arritur një lajm në redaksinë e Shtegu.com, se shqiptari nga Prespa që me familje jeton në Wisconsin të SHBA-ve, Arbër Jonuzi, do të garojë në Kampionatin Botëror DI- Destination Imaginations (që përfshin lëminë për shkencë, teknologji, art, kreativitet). Lajmin e ka bërë të ditur edhe babai i tij, Nexhmi Jonuzi, në një postim në Facebook, i cili ka nënvizuar se grupi i tij është kampion në shtetin e Wisconsinit.

 

 

 

DI-Destination Imaginations është një manifestim që u themelua në vitin 1999 dhe ka për qëllim të angazhohet në ruatjtjen e të drejtës për pronësi intelektuale. Në këtë kampionat marrin pjesë vende nga e gjithë bota, duke përfshirë këtu Australinë, Kinën, Ukrainën, Katarin, Britaninë e Madhe, Polonnë, Korenë Jugore, Kanadanë, Brazilin, Indonezinë, Indinë dhe pothuajse gjithë Amerikën Jugore e të Mesme. Vërtetë një arritje e madhe e bashkatdherait tonë, të cilit i dëshirojmë suksese në këto gara.

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...