Kosovarja mund ta dijë se kush e rrëmbeu vogëlushen e zhdukur para 13 vitesh

133 Lexime

Përderisa i dyshuari kryesor në çështjen Maddie, Christian B. (43), është në burg, policia është e zënë duke kërkuar një ish të dashur gjermane nga Kosova. E mitura jetonte me dhunuesin në Portugali

A ishte Maddie e vogël viktimë e një krimineli të shumëfishtë seksual? A e rrëmbeu dhe vrau Christian B. (43) trevjeçaren e atëhershme nga hoteli i saj në Portugali në vitin 2007? Kërkimi i gjurmëve të gjermanit në të kaluarën është në intensitet të plotë.

Rreth jetës së tij po dalin në dritë gjithnjë e më shumë detaje. Një ish-fqinj në Braunschëeig (D) nuk i pëlqen të përkujtojë kriminelin. «Ai ishte shpesh shumë agresiv. Ishte shumë i keq me gratë. Ai kishte një të dashur të mitur që vinte nga Kosova, të cilën e rrihte shpesh. Bile një herë kishte eshe gjurmë të mbytjes në qafë“, thotë fqinji për «Bild», informon Shtegu.com.

Dëshmitari kishte marr një qoshk për ta menaxhuar nga B. në vitin 2015. Por, për shkak të një frigoriferi, 43-vjeçari pothuajse ishte çmendur. Madje, miqtë e B. e kishin kërcënuar fqinjin me thikë.

Disponimi i Christian B. ndryshonte vazhdimisht në kohën kur ai ishte ende duke drejtuar vetë qoshkun. Herë pas here fqinji e shihte si mjaft miqësor. Por më pas ai thuhet se e ka lënë pas dore dyqanin. „Organizoheshin ahengje, me shumë alkool dhe ndoshta edhe drogë. Gjithçka ishte e ndyrë. Dhe në pjesën e përparme, oferta po bëhej gjithnjë e më e vogël dhe klientët mërziteshin. Nëse pyetej ëpr këtë, Christian B. menjëherë reagonte në mënyrë agresive“, thotë fqinji.

Për fqinjin është e besueshme se 43-vjeçari qëndron pas zhdukjes së Maddie. „E tmerrshme. Mund ta imagjinoj që ishte ai, pasi nuk e kam parë asnjëherë me fëmijë. Por, ku tani gjendet, ai e meriton».

Christian B. aktualisht është në burg në Kiel. Atje ai po vuan dënimin me burg për tregti të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, hetuesit po mundohen shumë ta gjejnë kosovaren, shkruan «Daily Mail». Dyshohet se gjermani jetonte me te para zhdukjes së Maddie, në një shtëpi afër Praia da Luz. 25 minuta më këmbë nga Hoteli McCanns.

Para se fëmija të zhdukej pa gjurmë më 3 maj 2007, dyshohet se kosovarja ishte larguar nga zona. Hetuesit supozojnë se Christian B. mbeti në Portugali dhe flinte në një banesë mobile.

Hetuesit shpresojnë se informacioni i ri që mund ta sigurojë kosovarja në kërkim, do t’i ndihmojë ata të mësojnë më shumë rreth lëvizjeve të B. rreth pikave turistike portugeze. Për kosovaren nuk dihet asnjë detaj tjetër.