Kosovarja e re me Mercedes shkakton aksident në Zvicër me tre të lënduar

Date:

Në kryqëzimin e autostradës T5 në Hunzenschëil, të premten është shkaktuar një aksident me dy automjete. Aksidenti shkaktoi tre të lënduar, shkruan policia zvicerane në një komunikatë, përcjell Shtegu.com. Një vozitëse e një veture Mercedes nga kantoni i Cyrihut, dyshohet se ka shpërfillur përparësinë.

Një kosovare 23-vjeçare nga Kantoni i Cyrihut, të premten rreth orës 11.45 po drejtonte veturën e saj Mercedes nga Schafisheimi në drejtim të Hunzenschëilit për në Seetalstrasse dhe donte të kthehej majtas drejt autostradës. Në të njëjtën kohë një furgon po qarkullonte në Seetalstrasse në drejtim të Ruppersëilit. Në zonën e degëzimit, të dy automjetet u përplasën anësh së bashku.

Drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe bashkudhëtarja në Mercedes u plagosën lehtë dhe u transferuan në spital.

Dëmi material vlerësohet në rreth 50,000 franga.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...