A do të mbeten zviceranët pa kofsha të pjekura të pulave?!
17:57:55 2016-03-17
Tashmë disa vite, kosovari Jeton Dermaku është duke i vizituar rrugët e Zvicrës me stendin e tij për shitjen e pulave të pjekura. I njohur me nofkën „Güggeli-Toni“, së shpejti ai pritet të dëbohet nga Zvicra, për shkak të jetës së tij turbulente private. Por, Jetoni nuk e ka ndërmend të dorëzohet, pasi rastin e ka paraqitur në raste të rënda dhe ka fituar shumë përkrahje.
Ai punon deri në 15 orë në ditë. Të martën, me stendën e tij, Jeton Dermaku vendoset në Meggen, të mërkurën në Sachseln, të enjten në Kerns, të premten në Littau. Të shtuneve ai pastron, të dielën e ka pushim, ndërsa të hënave i kryen punët administrative. Qysh para katër viteve, kosovari 40-vjeçar ishte bërë subjekt i pavarur.
„Güggeli-Toni“ është gjithnjë i qeshur dhe simpatik. Biznesi është duke i ecur shumë mirë. Por, ndoshta së shpejti klientët e tij nuk do të mund të blejnë më kofshët e tij të pjekura të pulave. Më 31 mars, Jetoni duhet ta braktisë Zvicrën. Autoritetet e Kantonit Obwalden e kanë anuluar lejen e tij të qëndrimit, ndërsa një ankesë pranë Gjykatës federale zvicerane ka mbetur pa sukses.
„Gjashtëmbëdhjetë viteve të fundit kam krijuar shumka dhe nuk mund t`i lë thjesht ashtu. Do të luftoj deri në fund“, pohon Jetoni me vendbanim në Sachseln, për „Neue Luzerner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Situatën e tij të tanishme ai e përshkruan si terror piskik. „Mënyrën se si janë duke vepruar me mua, nuk e kam merituar dhe kjo më shqetëson edhe në gjumë“.
Deri nga vera e vitit 2013, bota e tij ishte në rregull. Tek autoritetet e Nidwaldenit ai kishte parashtruar një kërkesë për bashkim familjar, për të marrë me vete bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët (9/8/4). Dhe, këtu gjithçka përfundoi. Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar për tu dëbuar nga Zvicra. Ai akuzohet në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, Jeton Dermaku kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues. Për ta devijuar një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane 65-vjeçare. Paralelisht me te, ai në Kosovë kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë, me të cilën u martua në vitin 2012 pa dijeninë, prej të cilës ishte ndarë në vitin 2005. Edhe pse gjashtë vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se martesa e tij me zviceranen ishte realizuar me qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.