Kosovari pretendon se i vrau në vetëmbrojtje dy motrat në Zvicër
Sipas prokurorit publik, autori i dyshuar nga Hauseni do tw duhet tw qwndrojw prapa grilave pwr 20 vite. Ai kishte goditur me thikw bashkwshorten e tij dhe motrën e saj.
Zyra e prokurorit publik e Aargaut në Brugg-Zurzach, ka ngritur akuza kundër një personi 57-vjeçar për vrasje të dyfishtw tw qwllimshme. Ajo e akuzon të pandehruin se ka goditur me thikë dy gra në Hausen, më 8 janar tw vitit 2018.
Aktakuza kërkon një dënim prej 20 vitesh burg. Një autopsi ka dwshmuar se dy viktimat – bashkwshortja 38-vjeçare e tw dyshuarit dhe motra e saj 31-vjeçare, kishin vdekur nga një, pwrkatwsisht tre plagë me thikë në zonën e gjoksit.
Hetuesit kanw arritur ta gjejnw armën e krimit tw kryer. Thika e përdorur është gjetur në vendin e ngjarjes, shkruajnw mediat zvicerane, pwrcjell Shtegu.com.
I dyshuari ishte arrestuar menjëherë pas krimit. Pas kwtij krimi, fëmijët e çiftit u vendosën menjëherë në njw institucion pwr pwrkujdesje tw fëmijëve.
kosovari i akuzuar tani pretendon se ai ishte sulmuar nga dy gratë dhe ka vepruar në vetëmbrojtje. Në bazë të hetimeve, prokuroria publike supozon se vepra penale ka ndryshuar. Për ta bërë këtë, ajo do tw flasë në seancën e ardhshme kryesore.
Pwr autoritetet, i akuzuari ishte i njohur edhe para krimit: Prindi 57-vjeçar ishte i regjistruar nw dosje për shkak të dhunës ndaj bashkwshortes së tij. Gruaja, e cila u vra në janar tw vitit 2018, kishte ngritur padi kundër burrit në janar tw vitit 2017. Pas dy ditësh në burg, të akuzuarin e urdhëruan të largohej nga banesa për dy javë. Gruaja më pas e tërhoqi ankesën e saj, kjo është arsyeja pwrse prokurori publik pezulloi procedurat në shtator tw vitit 2017, bazuar në nenin 55a të Kodit Penal.
Vrasja e dy grave tani është një vepër zyrtare, jurisprudenca wshtw duke vepruar nw mwnyrw tw pavarur: Përveç dënimit 20-vjeçar, prokurori publik tani ka kwrkuar edhe një masë ambulatore për të shoqëruar dënimin me burg. Një raport psikiatrik përfundon se i dyshuari ka një çrregullim depresiv. Zyra e prokurorit publik kërkon gjithashtu një dwbim prej Zvicre pwr njw periudhw prej 15 vitesh.