Kosovari ndihmon absolventët e provimit teorik me mini kamerë

Date:

12:18:04                 2017-09-19

 

 

 

Policia zvicerane e Kantonit Solothurn ka zbuluar një rast të mashtrimit të madh. Autori i dyshuar u ka ndihmuar absolventëve të provimit me shkrim për patentë shoferi me një mini kamerë.

 

Në provimin teorik për patentë shoferi në Kantonin Solothurn është zbuluar një rast i madh i mashtrimit. Një kosovar 41-vjeçar akuzohet se u ka ndihmuar absolventëve të provimit me shkrim për patentë shoferi me ndihmën e pajisjes teknike.

 

Për këtë shërbim, ai ka kërkuar disa mijëra franga zvicerane, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane të ditës së martë, përcjellë „Shtegu.com“. Kosovari ka qenë i lidhur nga jashtë në mënyrë audiovizuele me pjesëmarrësit e provimit, duke u ndihmuar atyre në dhënien e përgjigjes së saktë.

 

Për të pranuar përgjigjen, pjesëmarrësit kanë qenë të pajisur me një mini kamerë, mikro dëgjuese, një pajisje për pranim dhe një transmetues. Pajisjet kryesisht kanë qenë të vendosura në pjesën e sipërme të trupit.

 

Sipas hetimeve të deritanishme, kosovari 41-vjeçar, në periudhën prej dhjetorit të 2014-ës e deri në mars të vitit 2016, këto shërbime iu kanë ofruar gjithsej 20 shtetasve kosovarë, shqiptarë, maqedonas dhe zviceranë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...