Arrestohen pesë shtetas serbë, punonin ilegalisht në Zvicër
19:06:26 2017-09-18
Mëngjesin e së premtes (më datë 15.09.2017), pak para orës 09.00 Uhr, një banori të lagjes i kanë rënë sy disa persona duke hyrë nëpër shtëpi në lokacionin Hochwachtpark në Winterthur.
Ai menjëherë ka alrmuar policinë zvicerane, e cila pasi kishte arritur në afërsi, nënjë garazh nëntokësor ka hasur në pesë persona të moshës 22-48-vjeçare, shtetas serbë, të cilët kanë qenë duke realizuar punë në sferën e pastrimit, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë identifikimit, është konstatuar se ata nuk kanë pasur lejeqëndrim të rregullt, por edhe leje përkatëse për punë.
Që të pesë serbët si dhe punëdhënsi janë denoncuar për shkelje të Ligjit për të huajt dhe i janë dorëzuar Prokurorisë përkatëse për procedurë të mëtutjeshme.
Që të gjithë serbët e kanë pranuar fajin para policisë zvicerane.