Didier Burkhalter i përgjigjet profesorit nga Kumanova

Date:

17:23:18                    2017-09-19

 

 

 

 

Këshilli i Mërgatës, një organizatë e diasporës në Zvicër i ka dërguar më 6 korrik një letër ministrit të jashtëm zviceran Didier Brukhalter, përmes së cilës kërkon kyçjen e Zvicrës në qetësimin e situatës së tensionuar në Maqedoni, pas ngjarjeve të 27 dhe 28 prillit.

“Këshilli i mërgatës ‘ Për paqë dhe bashkëjetesë në Maqedoni’ falënderon të gjitha  mërgimtaret dhe mërgimtarët që këtë thirrje e nënshkruam me shumë vullnet dhe vetëdije me ç’rast treguen brengosjen e tyre për ndodhitë e pahijshme e me veçanti ndaj atyre të 27/28 prillit 2017. Këto dorëshkrime shumë të çmuara , me vlerë dhe porosi njerëzore, ndërkombëtare dhe paqësor  iu përcollën Zotëri Didier Burkhalter, Ministër për marëdhënje të jashtme në Qeverinë e Zvicrës.  Zotëri Burkhalter si anëtarë i Qeverisë së Zvicrës, shtet me mirkuptim, zemërgjërsi dhe traditë shumë shekullore për paqë dhe bashkëjetesë duhet të përpiqet dhe të shfrytëzon mundësinë të ndërmjetëson dhe ndihmon në zgjidhjen dhe gjetjen e rrugës paqësore për jetë dhe bashkëjetesë midis qytetareve dhe qytetarëve në Maqedoni. Midis qindra mijëra mërgimtareve dhe mërgimtarëve nga shumë pjesë të botës, këtu jetojnë edhe një numër i madh (sipas shënimeve mbi 60‘000) i atyrëve nga Maqedonia por Zvicrën e kanë poashtu të dashur si Atdhe të tyre. Ata janë pjesmarrës dhe bashkëveprues në përditëshmërinë dhe zhvillimin e të gjitha lëmive të këti shteti. Me shumë bindje e themi se jemi edhe mirënjohës dhe falënderues të përzemrt sepse falë kësaj mundësie ne edhe sot e kësaj dite ndihmojmë dhe mbajmë familjet dhe farefisin në vendlindjet tona, në Atdheun tone”,ka shkrua Këshilli i mërgatës në letrën dërguar ministrit Burkhalter, shkruan Gazeta Lajm.

Ministri zviceran ka marrë në konsideratë këtë letër dhe i ka kthyer përgjigje profesorit Xhafer Ymeri, si përfaqësues i Këshillit. Në këtë letër, ai thekson interesin e Zvicrës për një Ballkan stabil dhe në atë kontekst edhe interesin për stabilitetin në Maqedoni.

Përgjigjen e plotë të ministrit Burkhalter u sjellim më poshtë në gjuhën gjermane:

letra1

Përndryshe Prof. Xhafer Ymeri ka lindur në fshatin Sopot në vitin 1948, ku ka kaluar fëmijërinë, mirëpo familja e tij më vonë është shpërngulur në Kumanovë. Në Kumanovë dhe Shkup e ka kryer shkollimin e mësuesisë, kurse shkollimin e lartë universitar e ka kryer në fakultetin e Fizikës, në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë ndër profesorët më të dalluar kumanovarë. Në vitin 1987, deri sa ka ligjëruar fizikën në shkollën e mesme teknike në Kumanovë, ai është përjashtuar nga puna, për shkak të kundërshtimit që ka bërë ndaj mbylljes së paraleleve shqipe. Kumanova në atë kohë ka qenë poligon ku bëhej testimi i parë i eksperimenteve serbe kundër shqiptarëve, prandaj kundërshtimi i profesor Xhaferit dhe kolegëve të tij ndaj mbylljes së paraleleve shqipe, është konsideruar si mëkat i pafalshëm. Me vendim të partisë komuniste ai është përjashtuar menjëherë nga vendi i punës. Përveç përjashtimit nga puna, dënimi i partisë ka qenë edhe njollosje politike, që në atë kohë t’i ka mbyllur të gjitha dyert dhe mundësitë. I gjetur në qorr-sokak, me katër fëmijë të vegjël (tani ka gjashtë), rrugëdalje e vetme i ka mbetur largimi nga Maqedonia (Jugosllavia e atëhershme). Me të arritur në Zvicër, në vitin 1989, ia mësyn restorantit Waldhaus  në Baseland, aty ku më herët kishte punuar si student. Mirëpo nuk ka mundur të qëndrojë gjatë kohë larg nxënësve. Në Bazel e regjistron dhe e mbaron me sukses studimet e pedagogjisë dhe psikologjisë së Veçantë në Institutin e pedagogjisë dhe psikologjisë speciale në Bazel të Zvicrës

 

 

GAZETA LAJM

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...