Kush është ky Shabani që po çmendë femrat

Date:

Ka fizionomi të bukur dhe femrat „çmenden“ pas tij: Duke i falënderuar gorilës me gjini mashkullore që është pagëzuar me merin Shabani, në Kopshtin zoologjik „Higashyama“ është shtuar dukshëm vizita e gjinisë femërore. Më një përbërje të fortë strukturore, ai qëndron krenar në kafaz dhe u lejon të tjerëve për ta adhuruar. Që nga momenti kur gorila me merin Shabani u zgjodhë si më i përshtatshmi për fushatën e Kopshtit zoologjik „Hygashiama“ në qytetin japonez Nagoya, ai u bë super yll i kopshtit.
Sidomos, gjinisë femërore i ka lënë më së shumti përshtypje, me ngjyrëne tij të argjetë në shpinë: „Kemi konstatuar rritje të vizitorëve të gjinisë femërore“, ka deklaruar zëdhënësi i kopshtit, Takayuki Ishikaëa për Agjencinë e lajmeve AFP, „femrat po e pëlqejnë për së tepërmi“.
Edhe nëpër TV dhe rrjetet sociale, Shabani është shpeshëherë temë e nxehtë, duke u krahasuar bile edhe me super modelët meshkuj: „Ndonjëherë ai e shikon ndonjërin në sy dhe po që se i bën foto, të duket se ai është duke pozuar“, pohon Ishikaëa. Por, kjo mund të ketë ndërlidhje me faktin se ai është udhëheqës i pesë gorilave dhe bëhet fjalë për një instinkt të kafshëve për të rënë në sy si udhëheqës“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...