Në Vjenë-Floridsdorf është zhvilluar një operacioni policor! Një i ri (22) ka shpërthyer në një debat dhe ka sulmuar nënën dhe vëllain e tij të madh.
Policia u thirr të dielën rreth orës 14:50 për shkak të një mosmarrëveshjeje mes vëllezërve, në lagjen 21 të Vjenës.
Në vendngjarje kanë mundur të gjejnë vëllain e madh, i cili ka deklaruar se vëllai i tij i vogël kishte bërë trazira në banesë. Mësohet se ai ka sulmuar nënën e tij me një fshesë dhe ka kërcënuar me thikë të vëllain.
Sipas policisë, nuk ka persona të lënduar, transmeton portali Shtegu. Mësohet se kosovri 22-vjeçar se prej disa kohësh është shndërruar në person të dhunshëm.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka ndaluar hyrjen dhe afrimin në afërsi.

