Burgim të përjetshëm Hamdiut që aksidentoi për vdekje pensionistin gjerman

Date:

18:52:00                2017-02-27

 

 

 

 

 

„Ngasësit e çmendur janë vrasës“: Pasi gjatë natës kishin zhvilluar një garë veturash në një rrugë të Berlinit në Gjermani, dy ngasësit e çmendur Hamdi H. (28) dhe Marvin N. (25) janë dënuar si vrasës dhe do të qëndrojnë gjatë tërë jetës prapa grilave.

 

 

 

 

Të gjithë të pranishmit në Gjykatë kishin ofkëlluar kur rreth orës 11.00 gjykatësi Ralph Ehestädt (62), e kishte lexuar vendimin gjyqësor ndaj dy ngasësve të çmendur Hamdi H. dhe Marvin N.: „Burgim i përjetshëm për vrasje dhe sulm të rëndë. Patentë shoferët u konfiskohen për gjithnjë“.

 

 

 

 

Në sallën e mbushur përplot janë dëgjuar komente të ndryshme, ndërsa më tepër kanë pasur jehonë ofkëllimat e të afërmve të të akuzuarve.

 

 

 

 

Natën e një shkurtit të vitit të kaluar, të akuzuarit e kanë zhvilluar një garë me vetura luksoze. Pasi i kishin kaluar disa drita të kuqe, në udhëkryqin Nürnberger Strasse/Tauentzienstrasse janë përballur me një veturë të cilën e ka drejtuar pensionisti gjerman Michael ë. (69), ndërsa Hamdi H. me Audi A6 dhe Marvin N. me AMG-Mercedes.
Me 160 kilometra në orë, Hamdiu e godet veturën e pensionistit, e cila është shtyrë rreth 70 metra më tej, duke u shkatërruar tërësisht, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Pensionisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkudhëtarja e Mercedesit është dërguar në spital, pasi kishte pësuar lëndime. Edhe dy vozitësit kanë përjetuar lëndime të lehta.

 

 

 

 

Vendimi i Gjykatës nuk është i plotfuqishëm, ndërsa me këtë vendim, Gjermani ka shkruar një histori të re në jurisprudencë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...