Kongresmeni amerikan: Maqedonia të ndahet mes Bullgarisë dhe Kosovës

55 Lexime

06:47:39                 2017-02-10

 

 

 
Kongresmeni amerikan nga radhët e republikanëve dëshiron ta ndajë Maqedoninë në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, për shkak të „mossuksesit“.

 

 

 

Propozimi i kongresmenit amerikan nga radhët e republikanëve, Dana Rohrabacher, për ndarjen e Maqedonisë për shkak të mossuksesit, ka shkaktuar reagime të shumtë.

 

 
Të gjitha mediet maqedonase në Shkup, të mërkurën janë zemëruar për propozimin e tij që ky shtet i vogël ballkanik të ndahet në mes të fqinjëve, Bullgarisë dhe Kosovës, shkruan „Der Standard“, njofton „Shtegu.com“. Nga ana tjetër, u theksuan edhe qëndrimet e Departamentit të Jashtëm të shtetit amerikan dhe Ministrisë së Jashtme bullgare, të cilat janë të përkushtuara që Maqedonia të ekzistojë edhe më tej.

 

 

 

Maqedonnia , në të cilën jetojnë një mazhorancë maqedonase dhe një pakicë shqiptare, për shkak të zënkës së thellë rreth pratneritetit tash e dy vite është bllokuar. Rohrabacher është një kongresmen nga Kalifornia, i cili sipas disa medieve shihet si kandidat serioz për postin e ministrit të Jashtëm amerikan në përzgjedhjen e Trumpit.