Policia zvicerane konfiskon sasi të madhe të kokainës, arrestohen katër shqiptarë

Date:

19:04:40             2017-02-10

 

 

 

 

 

Policia e Gjenevës ka konfiskuar rreth 20 kilogramë kokainë, një sasi ndër më të mëdhatë në këtë kanton zviceran. Me këtë rast, janë arrestuar katër persona.

 

 

 

 

Katër shtetas shqiptarë, një grua dhe tre meshkuj janë arrestuar më 18 janar të këtij viti, ka deklaruar prokurori i Gjenevës gjatë ditës së premte. Arrestimeve u ka paraprirë hetimi i mëhershëm i prokurorit, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Tek personat në fjalë janë gjetur 1,250 kilogramë kokainë. Tridhjetë e gjashtë orë pas arrestimit, në një veturë janë gjetur edhe 7 kilogramë të tjerë. Pas kësaj, policia e Gjenevës e ka vënë në dispozicion veturën për hetime të mëtutjeshme, tek specialistët e rojes kufitare.
Gjatë kontrollit të mëtutjeshëm të veturës, specialistët kanë gjetur nëpër vende të ndryshme të makinës edhe 11,4 kilogramë kokainë. Ndaj katër shtetasve shqiptarë është ngritur kallëzim penal për trafikim me lëndë narkotike. Aktualisht, ata gjenden në paraburgim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...