E pabesueshme: Policia gjermane kërcënon familjen shqiptare se do ta dëbojë në Afganistan

Date:

19:54:08                    2017-02-09

 

 

 

 

 

Mësimi për disa qindra nxënës gjermanë në gjimnazin „Dreikönigsgymnasium“ të Kölnit nuk kishte filluar si zakonisht me matematikë, gjuhë gjermane, apo edukatë fizike. Në vend të orëve mësimore, ata dolën para Këshillit të qytetit për të protestuar kundër dëbimit të familjes shqiptare Yzellari nga Shqipëria. Dy nga fëmijët, Klaosi (12) dhe Ariola (14), e kishin vijuar mësimin në këtë gjimnaz që nga fillimi i vitit shkollor. „U shtangëm nga lajmi se ata janë dëbuar“, pohon për „Rundschau-online“ shefi i kafenesë St. Mocca në Bilderstökschen, Markus Losse. Losse ishte përkujdesur në mënyrë intensive në qendrën strehimore për familjen shqiptare me venbanim në rrugën „Lindenbornstrasse“.

 

 
Statusi i tyre juridik është i komplikuar, shkruan më tej „Rundschau“, njofton „Shtegu.com“. Protesta ishte organizuar para së gjithash kundër mënyrës së dëbimit. Sipas Losse, Enti gjerman i migrimit në Dortmund, që para Krishtlindjeve e kishte sinjalizuar avokatin e familjes shqiptare se ajo do të dëbohet. Në këtë mënyrë, policia federale gjermane, më 23 janar të këtij viti e kishte dërguar familjen shqiptare në Aarau të Zvicrës, ku para se të vinin në Gjermani, kishte jetuar pothuajse për dy vite. Në një letër të dërguar të përditshmes gjermane në fjalë, Klaosi e kishte përshkruar rrjedhën e ngjarjes: Rreth orës 04.15 të mëngjesit, familja ishte marrë nga policia gjermane, ndërsa babai ishte lidhur këmbë e duar me pranga. Përpos kësaj, policia e kishte kërcënuar se do ta dëbonte jo për Shqipëri, por për Afganistan. Disa fjali të kësaj letre, nxënësit gjermanë i kanë shkruar edhe në pllakatet e protestës.

 

 
Për nxënësit gjermanë, ky lajm ka qenë befasi e madhe: „Ata nuk kanë bërë asgjë të keqe“, deklaron i zemëruar Emili (13). Edhe mënyra e dëbimit në pikë të natës i ka zemëruar së tepërmi protestuesit, duke vënë në dyshim humanizmin njerëzor. Familjet me fëmijë nën moshën 14-vjeçare nuk guxohet të dëbohen në periudhën në mes orës 21.00 dhe 06.00. Për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale të familjes, zëdhënësja e Komunës së Kölnit nuk është pronocuar lidhur me rastin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...