Sipas rikonstruksionit, shtetasi maqedonas (52-vjeçar, me banim në Fiorenzuola) ka humbur jetën i shtypur nga një portë e madhe. Tragjedia ndodhi në një fermë në Soncino, në provincën e Kremonës: Shtetasi maqedonas, me profesion transportues, sapo kishte dërguar ushqimin, siç kishte bërë edhe herave e tjera, në një fermë.
Si zakonisht, pas dorëzimit të mallit, ai kishte hapur portën e madhe për të dalur jashtë por, për arsye që ende po ekzaminohen nga hetuesit, diçka nuk funksionoi dhe struktura metalike e rëndë u shkëput nga binarët e saj dhe u rrëzua përtokë duke e goditur plotësisht.
Punëtor i shkëlqyer, 52-vjeçari la pas vetes bashkëshorten, informon portali Shtegu. Vdekja e tij tronditi kompaninë kontraktore për të cilën ai kreu shërbimin, ku ai veçanërisht vlerësohej dhe respektohej.

