Ambulanca del nga rruga, disa persona të lënduar në Zvicër

Date:

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në autostradën A3 pranë Wädenswil. Me këtë rast, janë lënduar disa persona

Në Komunën Wädenswil ZH, të enjten është shkaktuar një aksident mes një makine dhe një ambulance. Sipas Policisë së Kantonit të Cyrihut, pak para orës 10:00, një ambulancë ishte në një udhëtim transferimi me një pacient në A3, inofmron portali Shtegu. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, ambulanca doli nga rruga në Wädenswil. Ajo u përplas me një makinë që po lëvizte.

Siç thotë zëdhënësi Alexander Renner, shoferi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe është dashur të lirohet nga zjarrfikësit. Rega e dërgoi atë në spital me lëndime mesatare. Të lënduar kanë mbetur edhe personat që ndodheshin në autoambulancë, të cilët janë dërguar në spital. Të dyja makinat kanë pësuar dëme totale.

Siç shkruan Touring Club i Zvicrës (TCS) në Twitter, hyrja në Wädenswil është e mbyllur.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...