Kompania „KOHA“ vjen me një kantier të madh ndërtimi në Gjermani
21:22:41 2019-05-13
Kantieri i madh Sedelhöfe në zemër të Ulmit në Gjermani, kërkon një bashkëpunim të saktë të punëtorëve në terren, me kolegët e tyre në lartësi, duke përfshirë drejtimin e rrugës.
Për t’iu përgjigjur pyetjes më urgjente: Po, edhe operatorët e vinçeve ndonjëherë kanë nevojë. Ata kanë një tualet të vogël kimik në cep të kabinës së tyre, thotë Jörg Zinnow. Inxhinieri i diplomuar nga kompania „Koha“ e Berlinit, është menaxheri i projektit në kantierin e madh të ndërtimit Sedelhöfe, ku aktualisht janë në përdorim pesë vinça, shkruan „SWP“, transmeton Shtegu.com. Zinnow thotë „vinça“, kështu që është teknikisht e saktë, në mënyrë kolokiale mund të themi vinçe.
Zinnoë qëndron 53 metra mbi kantierin e ndërtimit në platformën e vinçit më të lartë. „Ulmi është një qytet i bukur,“ thotë ai, „një zonë e mrekullueshme“. Ai tregon nga katedralja më e lartë në Gjermani, sikur do ta kap Münsterin: „Nuk gjendet gjithkund kjo pamje“. 54 vjeçari duhet të dijë gjithçka, pasi për një vit kompania e tij është duke ndërtuar Sedelhöfe, ndërsa po aq kohë është duke banuar në Ulm. Më parë, ai ishte përgjegjës për kompleksin e biznesit City Gate Bremen dhe zonën e banimit „Boxhagener Strasse“ në Berlin.
„Gjithmonë një pamje e mrekullueshme,“ thotë Zinnow për çatitë e Ulmit. 220 shkallët e vinçit ai i ngjet deri në maje të lartë, por vetëm çdo dy deri në tre muaj. Ai zakonisht ulet në zyrën e „Koha“ në rrugën Keltergasse: „Sa më tepër zgjat një kantier ndërtimi, aq më tepër grumbullohen dokumente“.
Megjithatë, pesë operatorët e vinçave për çdo ditë e marrin rrugën e shkallëve për t`u ngjitur lart, njofton Shtegu.com. Shpesh, ata qëndrojnë lart gjatë gjithë ditës së punës. „Disa zbresin për një pushim,“ thotë Zinnow, „por në një moment nuk u pëlqen të ngjiten poshtë e lart“.
Operatorët e vinçave janë rumunë. Në kantier punojnë 140 persona, 80 për qind janë rumunë, të tjerët shqiptarë. Komunikimi shkon përmes udhëheqësve të punës, gjithashtu përmes rumunëve dhe shqiptarëve, por dominon gjuha gjermane.