22:50:38 2019-05-13
Dy të tretat e popullsisë zvicerane kanë kontakt sporadik apo të rregullt me refugjatët. Dhe një e katërta e tyre, tashmë kanë bërë diçka vullnetare për këta persona. Katër për qind prej tyre, madje e bëjnë këtë rregullisht, ka dëshmuar Organizata zvicerane Heks në një sondazh.
Kontaktet janë bërë më së shpeshi përmes punës apo shkollës, me 48 për qind për secilën, shkruan „Aargauer Zeitung“, informon Shtegu.com. Referenca të tjera të kontaktit janë të njohurit, aktivitetet e lagjes dhe të kohës së lirë.
Njëzet e katër për qind e personave që kanë pasur kontakte me refugjatët, së paku një herë janë angazhuar për këtë grup njerëzish. Sipas një komunuikate të Organizatës zvicerane Heks, rezulton se 15 për qind e popullsisë zvicerane së paku një herë është angazhuar vullnetarisht për refugjatët, që do të thotë një i shtati.
Forma më të zakonshme të këtij angazhimi janë aktivitetet e përbashkëta sociale si sportet, gatimi apo ndihmat me aktivitete rekreative për fëmijët refugjatë (30 për qind). Një tjetër 26 për qind i shoqëron rregullisht refugjatët në jetën e përditshme.
24 për qind ndihmojnë për të mësuar një gjuhë kombëtare dhe 20 për qind për të gjetur një mësimdhënie apo punë. Strehim kanë ofruar nëntë për qind. Në disa raste, si angazhim janë përmendur edhe donacionet apo mbështetja financiare, informon më tej Shtegu.com.
Nga anketa mund të përfundohet se Heks-i është shumë i gatshëm të angazhohet vullnetarisht për refugjatët. Kjo është arsyeja përse ata e kthyen faqen e internetit në „www.engagiert.jetzt“, ku organizatat më kërkim të vullnetarëve mund të regjistrohen për projekte të ndryshme. Vullnetarët nga ana e tyre mund të gjejnë mundësi punësimi në faqe.
Sondazhi reprezentativ është realizuar nga Instituti Demoscope në emër të Heks-it me 1019 persona. Ajo daton që nga fillimi i vitit.
Keni ndonjë rrëfim nga jeta e juaj si migrant, apo dëshironi të falënderoni ndonjë familje zvicerane, këtë mundësi ua ofrojmë falas. Na shkruani !

