Rrëzohet në gropën e thellë gjashtë metra dhe e mbulon dheu për së gjalli

52 Lexime

18:41:23                  2019-05-13

 

 

Pasditen e së hënës, në Riehen të Zvicrës ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë. Një punëtor 51-vjeçar ra në një gropë dhe është mbuluar i gjallë nga dheu.

Të hënën pasdite në ora 13.30, në rrugën „Lörracherstrasse“ në Riehen, ka ndodhur një aksident i rëndë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Një punëtor 51-vjeçar ka rënë në një gropë të thellë gjashtë metra dhe është mbuluar. Njësitë e shpëtimit, kufomën e kanë nxjerrë me një vinç. „Njeriu është mbuluar i gjallë nga dheu“ thotë një banor vendas. Këtë informatë ai e kishte marr një punëtor ndërtimi.

Sipas hetimit të policisë për krime të prokurorisë, punëtori ka qëndruar në afërsi të gropës e cila është dashur të mbushet me beton, kur një pjesë e truallit u shemb papritmas. Viktima „u rrëzua dhe më pas u mbulua nga dheu“, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Punimet në kantier vazhduan menjëherë pasdite, ndërsa nga banorët vendas u pranuan me irritim. Për „20 Minuten“ kompania përgjegjëse e ndërtimit spjegoi se kjo ishte e nevojshme për arsye sigurie, informon Shtegu.com.

Shkaku i saktë i aksidentit është ende objekt i hetimeve të policisë për krime. Gjatë aksidentit është shkaktuar edhe ndërprerje e komunikacionit.
Prokuroria është në kërkim të dëshmitarëve të cilët mund të japin informata të duhura.