Kompania ajrore Wizz Air e „rrjep“ bashkatdhetarin nga Zvicra (dokument)

Date:

Një bashkatdhetar që po kthehej nga Shkupi në Zvicër, mëngjesin e së dielës ka përjetuar një plaçkitje të vërtetë nga Kompania Wizz Air në Aeroportin e Shkupit, Siç i shkruan portali Shtegu, bashkatdhetari nuk e kishte konfirmuar (checking) biletën e tij kthyese, pasi zakonisht kjo procedurë bëhej në sportelet përkatëse të aeroportit

Për habi të tij, një nëpunës në sportel i thotë se ai është dashur ta konfirmoë udhëtimin online dhe se konfirmimi është dashur të vëhet tre orë më herët. Përndryshe do të pasojë gjoba.

Me këtë rast ai i kërkon bashkatdhetarit të paguajë 2.610,00 denarë për person e që gjithsejt i kushtoi 5 820,00 denarë. Ai ishte i detyruar të paguajë shumën pasi do të vonohej për t`u kthyer në punë, ndërsa na ka shkruar se shpreson që kjo procedurë të ndërpritet sa më parë, në mënyrë që të ndërpriten marifetllëqet e ndryshme të kësaj kompanie për t`i tortuaruar bashkatdhetarët.

Më në fund ai tregon se në sportel e ka këshilluar një nëpunës shqiptar rreth të gjashtëdhjetave e që ishte frikësuar që t`ia rregullojë „checkingun“ pasi do t`i dallohej nënshkrimi i tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...