Kolegët dhe nxënësit befasojnë ndihmësdrejtorin për ditëlindje
22:09:25 2017-03-05
Shkolla e mesme e ndërtimtarisë „Zdravko Cvetkovski“ në Shkup është njëra ndër shkollat e mesme më të vjetra në Maqedoni, e themeluar në vitin 1944. Aktualisht, kjo shkollë numëron 19 paralele në gjuhën shqipe, ndërsa ndihmësdrejtor i saj është profesori me përvojë shumëvjeçare, Urim Mejzini.
Probleme të natyrës ndërnacionale nuk vërehen aspak, edhe përkundër faktit se paralelet në gjuhën maqedonase janë në numër më të madh. Një ngjarje e fundjavës megjithatë ka qenë një surprizë e këndshme për ndihmësdrejtorin, pasi gjatë të premtes, ai e festoi ditëlindjen e tij të 54-t. Disa mësimdhënës me nxënësit, i kanë përgatitur mirëseardhje në shkollë, duke ia uruar ditëlindjen në mënyrë solemne. Natyrisht se me këtë rast i kishin blerë disa dhurata modeste, por me vlerë të lartë shpirtërore. I emocionuar tejmase, ndihmësdrejtori reagoi menjëherë duke i falënderuar ata për befasinë e këndshme që ia kishin bërë, duke shkruar në profilin e tij në Facebook:
„Befasinë që ma bënë sot për ditëlindjen time në këtë ditë të Cuma, të premte të cilën nuk do ta harroj kurrë. Aktorë ishin nxënësit e shkëlqyer të cilët I trajtoj si fëmijtë e mi dhe kolegët e shkëlqyer pa të cilët nuk mund të funksionoj në punën e përditshme. Ju përqafoj, me Respekt: Urim Mejzini.“
Një shembull i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve ndërkolegiale dhe në raport me nxënësit, të cilin duhet ta përcjellin shumica e shkollave të tjera, në të cilat ka humbur dinjiteti i mësimdhënësve dhe në të cilat nxënësit paraqiten agresivë ndaj mësimdhënësve.