Heshtje dhe panik në BDI pas shuplakës nga Stejt Departamenti për padinë kundër Lajm-it
12:12:13 2017-03-05
Heshtje e thellë po mbretëron në BDI pas raportit vjetor të Stejt Departamentit amerikan, ku është përmendur padia e kësaj partie kundër Gazetës Lajm dhe kryeredaktorit Isen Saliu. Megjithatë heshtja e vdekur që ka kapluar këtë parti, nuk mund ta fshehë panikun që mbretëron në selinë blu. Burime partaike thonë se paniku i madh që mbretëron në Reçicë të Vogël është për shkak ky raport demaskon imazhin e rrejshëm properëndimor, imazh që “BDI-së dhe Ali Ahmetit i mundësonte me komoditet të zbatojë politika antiperëndimore bashkë me VMRO-në”. Edhe më i madh shqetësimi i BDI-së, siç informojnë vetë burime partiake që duan te mbeen anonime, është fakti se në rastin e padisë kundër Gazetës Lajm është i zhytur deri në fyt edhe vetë kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Kjo i pa mundëson partnerët besnikë të VMRO-DPMNE-së të eskivojnë në stilin e tyre të preferuar se fajet i ka “ky ose ai fraksion, e jo krietari”.
Ndryshe Uashingtoni zyrtar i ka dhënë një shuplakë të rëndë BDI-së, partnerit më besnik të VMRO-DPMNE-së që nga pavarësimi i Maqedonisë.
Në raportin vjetor të Stejt Departamentit amerikan ku numërohen shkeljet e të drejtave të njeriut në botë gjatë vitit 2016, në pjesën për Maqedoninë, është përmendur edhe padia e BDI-së kundër Gazetës Lajm dhe kryeredaktorit Isen Saliu. Duke e quajtur BDI-në “partneri i vogël i koalicionit”, në këtë raport rikujtohet se kjo parti ka paditur gazetën Lajm për tekstin me titull “Mos u bën si BDI-ja” dhe se kërkon dëmshpërblim prej 25 mijë eurove.
“Në tetor partneri i vogël shqiptar i koalicionit, ka ngritur padi kundër Gazetës ditore Lajm dhe kundër kryetedaktorit të saj, Isen Sali, “për insinuata për krime të bëra nga pala paditëse deri sa partia është në koalicion me VMRO-DPMNE-në.” Partia kërkon dëmshpërblim prej 25.000 eurove (27.500 $) për tekst të botuar në ballinën e gazetës më 3 Shkurt, me titull ” Mos u bënsi BDI-ja”. Sipas zyrtarëve të partisë, artikulli ishte shpifës ndaj partisë. Deri në fund të vitit rasti ende ishte në procedurë”, thuhet në pjesën e raportit kushtuar presionit ndaj fjalës së lirë në Maqedoni.
Ndryshe pas kësaj padie, kundër Gazetës Lajm dhe kryeredaktorit Saliu që është përmendur në raportin vjetor të Stejt Departamentit, padi kundër Gazetës Lajm ka ngritur edhe kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, duke kërkuar poashtu dëmshpërblim prej 25 mijë eurove. Për të senzibilizuar opinionin për këto padi udhëheqësia e Gazetës Lajm ka realizuar takime me përfaqesues të ambasadave perëndimore në Shkup, ku pa perjashtim është konstatuar se këto padi paraqesin presion klasik ndaj fjalës së lirë. Poashtu kemi njoftuar edhe përfaqësues të mediave dhe kolegë shqiptarë dhe maqedonas, shumë prej të cilëve këto padi i kanë vlerësuar si presion nga një parti me mentalitet stalinist dhe prorus, si dhe shpërthim shizofrenik kundër mediumeve të pavarura. Shumë kolegë gazetarë kanë vlerësuar se paratë që i kërkon dëmshpërblim prej Gazetës Lajm, BDI dhe Ahmeti mund të ja dhurojnë televizioneve Sitel, Kanal 5 ose Alfa, sepse që kur ka ngritur paditë kundër Gazetës Lajm ka qenë e vetëdijshme se nuk do të ketë më pozita të forta dhe se në qeveri për të ndarë edhe më tutje reklama disa milionëshe për këto mediume. Paditë e Ahmetit dhe BDI-së kundër Gazetës Lajm nxjerrin në pah edhe hipokrizinë e tyre lidhur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, sepse paditë janë bë në gjuhën maqedonase. (LAJM)