Dy kosovarë e shpëtojnë nga zjarri një plak 69-vjeçar gjerman

Date:

20:10:59                  2017-03-08

 

 

 

 

Dy kosovarë kanë qenë heronj të vërtetë mbrëmjen e së martës në Gjermani. Asaj mbrëmje, në një banesë të një godine nga druri kishte shpërthyer zjarri në njërin nga katet më të lartë, në Heiligenstadt të Thüringenit.

Zjarrin e kishin vërejtur dy kalimtarë kosovarë të moshës 41 dhe 44-vjeçare, të cilët pa hezituar për asnjë çast, ishin futur në flakët e zjarrit, duke nxjerrë nga banesa në flakë një plak të moshës 69-vjeçare, të cilit ia shpëtojnë jetën në momentin e fundit.

Ai është dërguar në një klinikë speciale në Hannover, me djegie të rënda trupore, shkruan „Bild“, njofton „Shtegu.com“. Me këtë rast, shpëtimtarët kosovarë kanë pësuar ngulfatje të lehtë nga tymi.

Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet, ndërsa kosovarët me siguri se kanë merituar një medalje për këtë gjest trimëror.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...