“Kokaina në Krushopek”, Çulev jep informacionet zyrtare, katër persona të arrestuar

Date:

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detajet zyrtare lidhur me aksionin e mbrëmshëm në fshatin Krushopek në të cilin u sekuestrua 1kg kokainë.

Ministri Naqe Çulev tha se pas aksionit nga liria janë privuar katër persona. J.K drejtuesi I kamionit dhe S.E pronarë I kompanisë si dhe dy punonjës tjerë të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo R.E dhe J.I.

Shtoi se përpos personave dhe kokainës, policia ka konfiskuar edhe mjete financiare, telefona celularë po edhe një mjet transportues.

Çulev njoftoi se kompania pjesën më të madhe të frutave ndër vite e ka importuar nga Kolumbia kurse një pjesë tjetër nga Ekuadori.

Kujtojmë, mbrëmë në Krushopek u konfiskua 1 kg kokainë në një aksion të mirë organizuar nga policia. Sipas informacioneve fillestare, kilogrami I kapur në Krushopek është pjesë e dërgesës e cila në tërësi peshon 1.3 tonë dhe është nisur nga Kolumbia, në Mal të Zi dhe destinacioni final ishte Sllovenia./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...