18:03:01 2016-01-22
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në zbulimin e shtatores së Isa Boletinit në Mitrovicë në 100 vjetorin e flamurit shqiptar është shprehur se aspiratat e shqiptarëve realizohen me kobure sepse kështu Isa Boletini na ka mësuar që neve na mbajti shpirtin gjallë, trasnmeton TetovaSot.
“Unë vij nga Shkupi i Isa Boletinit, nga Shkupi i Hasan Prishtinës, sot zhvillohen një sërë aktivitetesh me rastin e 100 vjetorit të flamurit kombëtar shqiptarë dhe fillojnë pregaditjen me festimit që fillojnë nesër në Shkupin tonë me pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Nesër në Shkup do të realizojmë ëndrrën dhe amanetin e Isa Boletinit, ëndrrën e këtij burri që sreshti për realizimin e aspiratës sonë kombëtare të zhvillimit në hapësirat sonë kombëtare.
Ishte koburja e Isa Boletinit që neve na mbajti shpirtin gjallë, ishte koburja e Isa Boletinit që ne na thriste se vetëm kështu me kobure mund të çlirohet dhe të realizohet aspirata kombëtare.” është shprehur Ahmeti në Mitrovicë gjatë zbulimit të shtatores së Isa Boletinit në vitin 2012.
Ndryshe nesër në ora 13.00 Isa Boletini do të vij në Saraj ku mijra qytetarë do të presin me gezim të madh për zbulimin e shtatorës së heroit kombëtar Isa Boletini.
Pas këtij fjalimi, nuk janë ndalur komentet e lexuesve të cilët kanë reaguar ashpër. Në vazhdim ju sjellim idsa reagime të marr nga faqja e portalit „Almakos“.


